• Today is: Monday, November 25, 2024

A VDESIN ARTISTËT?

fakti
January22/ 2021
(Homazh artistit Mustafa Arapi)
Nga Gani BYTYÇI
Mozaikut të pikturës shqiptare iu këput edhe një xhevahir i rrallë.
Miku, (me të drejtë) e quajti Piktori i diellit.
Artistët i kanë dy jetëra. Kanë jetën e vet dhe atë të veprës së tyre. Kur e mbyllin të parën, ata e hapin portën e kësaj të dytës (veprës së tyre).
Po bëhet gati një vit, që rrjeti social na është kthyer në ankth. Nëse jo të gjithëve, shumicës nga ne, sigurisht. Sa herë e hapim portën e tij, atë e bëjmë me aq frikë, sikur të hapnim një portë varri. Dhe jo rrallë na ndodh që sapo ta hapim atë, ndjejmë tronditje. Sa e sa herë më ka ndodhur kjo gjatë këtij viti. Një ditë na ik një shkrimtar. Ditën tjetër, një këngëtar. Pastaj një aktor, një vallëtar, një gazetar, një artist…Dhe përherë na ik një mik. Shumë miq…E kështu çdo ditë na varfërohet universi ynë, na varfërohet jeta e shpirti. Na zë pikëllmi deri në trishtim, për miqtë që na ikin. Kështu, çdo ditë na ik edhe një pjesë nga qenia jonë.
Artist, të cilit i këndonte brusha
Dje na iku edhe një mik. MUSTAFA ARAPI. E njihja prej shumë kohësh. Nga vepra artistike (në mënyrë fragmentare). Vite më parë, e kisha njohur në qytetin tim (Frizaj). Eh sa të rënësishme janë takimet. Ishte një nga artistët më të veçantë të të gjithë pikturës shqiptarë. I urtë e modest. I tërhequr e shumë i përmbajtur. Artist me dorë, me frymë e me shpirt. Nga më modernët, jo vetëm në pikturën shqiptare por edhe shumë përtej saj. Restaurator arti, ndër të paktët që kemi, për nevojat aq të shumta, që ka atdheu i ynë për artin e restaurimit. Artist në sjellje e komunikim. Artist në të shprehur, në percepcion e në vision.
Ai ishte mjeshtër i rrallë. Ngjyra tek ai kishte frymë, ishte e gjallë. Ajo lëvizte vazhdimisht. Edhe peisazhi i tij ishte i gjallë, kishte ngrohtësi. Ai kishte ritmin e natyrës, lëvizte. Peisazhit, Mustafa sikur përbrenda i fuste një shumësi shpirti. Atij, ai i ijepte forcën, kuptimin, përmbajtjen, komunikimin. I jepte magjinë. Një mik i tij dhe i imi (Z. E) e tha se në peisazhin e tij kishte poezi. Po, vërtet përbrenda piktuirës së tij ka poetikë të pafundme. Tek i jepte diritë pikturës së tij, ai shndërrohej në magjistar. Koloritin që mbante në brushën e tij, ai e kthente në rreze e dritë, të cilën me një zotërim mahnitës e derdhte mbi syprinën e pikturës. Këtë ai e bënte, si ta kishte zënë diellin me dorë. Në të vërtet, ai eshpesh e zinte diellin me dorë. I zinte retë, malet, zogjtë. Ai ishte magjistar i ngjyrës.
Zaimi e tha se brusha e tij këndonte…Vërtet Mustafa, me atë brushën e tij magjike, që këndonte, bëri simfoni të shumta!
Cyrih, 23. 01. 2021
May be art
May be art of natyrë
May be art