• Today is: Monday, November 25, 2024

Rasti ‘Monstra’ dhe drejtësia e ‘monstrumëve’!

fakti
January22/ 2021
 Lënia e lirë e Mijallkovit, ikja e Gruevskit dhe shumë skandale tjera, po deshmojnë sistemin e kapur dhe të  kalbur të drejtesisë. Vetingu ka ngelur vetëm në letër dhe premtim bosh! A duhet të bisedohet për një prani direkte ndërkombetare evropiane , një tip EULEX , që do zbardhe shumë raste të montuara në këtë vend.
Nga Naser Pajaziti 

 

 

Zoran Zaevi pse nuk publikoi bombat e pergjimeve, per te cilat tha se zbulojne shume prapaskena dhe nje pjese te vertetes?
Muki si deputet tre vite me pare kishte bere premtimin e madh se drejtesia po vjen, citoj porosine e tij: Elhamdulilah vellezer!!!

Drejtesia per te akuzuarit e Monstres erdhi!!! Lenda kthehet ne rishikim te burgosurit se shpejti do te lirohen!!!

Fatime Fetai nje prokurore qe eshte derivat i Prokurorise se shkaperderdhur Speciale me ne krye Katica mafian , sot vertetoi te gjitha provat dhe akuzat e ngritura, duke rrezuar aktgjykimin  e Supremes se nuk ka deshmi dhe pikerisht per mungese te deshmive kjo gjykate kishte rikthyer rastin ne rigjykim.

Avokati mbrojtes Naser Raufi thote se Fatime Fetai ne baze te ligjit per procedure penale nuk ka te drejt ti propozoj denimet siç bëri sot.
Jane shume Pse dhe te panjohura per te cilat duhet te flasin dhe komentojne eksperte te kesaj lemie.

Në këtë vend çdo pushtet po instalon strukturat e tij në çdo pore institucionale, përfshirë edhe gjyqesinë, që fare nuk eshte reformuar. Lënia e lirë e Mijallkovit, ikja e Gruevskit dhe shumë skandale tjera, po deshmojnë sistemin e kapur dhe të  kalbur të drejtesisë. Vetingu ka ngelur vetëm në letër dhe premtim bosh!

A duhet te bisedohet per një prani direkte ndërkombetare evropiane , një tip EULEX , që do zbardhe shume raste te montuara ne kete vend.
Populli do drejtesi te vërtetë!

Rasti 'Monstra' dhe drejtësia e 'monstrumëve'!