• Today is: Saturday, April 20, 2024

Kurti: Kujtojmë përkushtimin institucional dhe durimin njerëzor të Presidentit Rugova

fakti
January21/ 2021

Albin Kurti për herë të dytë  vizitoi sot (21 janar)  varrin e Ibrahim Rugovës, e njëjtë si në vitin e kaluar, aty bashkë shkoi me Vjosa Osmanin.

Duke u përkulur para varrit të tij, ai tha disa fjalë për presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën.

“Erdhëm që të vendosim një kurorë me lule të freskëta të dr. Ibrahim Rugova, të presidentit të parë të Republikës së parë nga viti 1992 dhe presidentit të parë pas çlirimit të vendit tonë, duke kujtuar insistimin e tij politik, përkushtimin e tij institucional dhe qetësinë dhe durimin njerëzor”, tha Kurti.

Kujtojmë se sot shënohet 15 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.