Ministri i Punës, Janez Ziegler, pas takimit të sotëm (20 janar) me përfaqësuesit e sindikatave sllovene, njoftoi se këtë vit paga minimale do të rritet nga 941 në 1.024 euro bruto, raportojnë mediat e Lubjanës.
Kjo konsiderohet si masa e dytë më e rëndësishme nga tetë masat në ligjin për ndihmën ekonomike gjatë epidemisë së koronavirusit në Slloveni, raporton STA.
Formula e re për llogaritjen e pagës minimale, të garantuar në Slloveni, përcakton që ajo duhet të jetë së paku 20, por jo më shumë se 40 përqind mbi koston minimale të jetesës. Sindikatat janë të pakënaqur me qasjen e qeverisë. Ato thonë se rritja nuk përfshin rritje reale të kostos së jetesës nga 2017, kur kostot e tilla u llogaritën për herë të fundit.
Sllovenia është një ndër vendet e ish Jugosllavia që ka pagat më të larta. Në rajon, Maqedonia dhe Shqipëria kanë pagat më të ulëta./ Gazeta FAKTI