Ish-emisari special i Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka uruar Joe Bidenin pas betimit si president i SBBA-së.
Përmes një postimi në Twitter, Grenell ka shkruar se duhet ta urojnë presidentin e ri sepse e duan Amerikën.
“Ne duhet ta urojmë presidentin e ri amerikan Joe Biden sepse ne e duam Amerikën. Ne duam që ai të jetë i suksesshëm për ta bërë shtetin tonë më të fortë. Dhe ne nuk duhet të bëjmë çfarë ana tjetër ka bërë ndaj nesh për 4 vjet – duke qenë kundër gjithçkaje që ai bën”, ka shkruar Grenell.
Biden, i cili në zgjedhjet e fundit në SHBA mposhti kundërkandidatin republikan, tashmë ish-presidentin e SHBA-ve, Donald Trump ka kryer betimin dhe nga sot do të ushtrojë detyrën e presidentit të SHBA-ve.