• Today is: Friday, March 29, 2024

Betohet Joe Biden, president i 46-të i SHBA-së

fakti
January20/ 2021

Joe Biden sapo ka bërë betimin e tij në Kapitol Hill. Ai u betua me asistim të Kryetarit të Gjykatës së Lartë John Roberts. Biden bëhet zyrtarisht presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

Joe Biden u betua si presidenti i 46-të, dhe ai e vendosi dorën e tij atje ku ka qenë çdo herë që ka bërë një betim zyre më parë – në Biblën e familjes Biden që nga viti 1893..

Biden përdori Biblën çdo herë që dha betimin në secilën prej shtatë betimeve të tij në Senat, duke filluar në 1973. Bibla u përdor gjatë betimit të tij si Zëvendës President në 2009 dhe 2013.

Fjalimi i parë si Ptresident

“Kjo është ditë historike, e shpresës. Amerikanët kanë arsye për të pranuar këtë sfidë. Zëri i njerëzve u dëgjua, kemi mësuar se demokracia është e çmuar dhe demokracia na ka prirë.

Ngjarje të dhunshme ndodhën në Kapitol ditë më parë, por ne dolëm të bashkuar për t’i lënë pas ato skena, dhe për të qenë  vendi që ne duam të jemi. Historia amerikane nuk varet vetëm nga një prej nesh, por prej të gjithëve, ne populli që e sollëm këtë vend deri këtu, e që kemi shumë punë përpara. Kemi shumë për të rregulluar, shëruar, ndërtuar dhe për të fituar.

Kemi pasur sfida të mëdha këtë vit, duke filluar që nga virusi që ka marë shumë jetë, janë humbur shumë punë, shumë biznese janë mbyllur. Ka shumë probleme që ne duhet të përballemi dhe t’i mundim,” tha Biden.

Presidenti Joe Biden falënderoi paraardhësit e tij nga “të dy palët” në fjalët e tij të inaugurimit për kombin, përfshirë ata që nuk mund të ishin të pranishëm.

“Falënderoj paraardhësit e mi të të dy palëve për praninë e tyre sot këtu. Unë i falënderoj ata nga zemra… Dhe unë e di rezistencën e Kushtetutës sonë dhe forcën e kombit tonë, ashtu si Presidenti Carter, i cili unë fola me mbrëmë, i cili nuk mund të jetë me ne sot, por të cilin ne e përshëndesim për gjithë jetën e tij në shërbim, “tha Biden.

Ai pranoi fuqinë që vjen me dhënien e “betimit të shenjtë” që u dha nga ish-presidentët.

“Unë sapo kam bërë një betim të shenjtë. Betimi i parë i dhënë nga Uashingtoni. Por historia amerikane nuk varet nga askush por vetem prej nesh, jo nga disa prej nesh, por nga të gjithë ne. Nga ne, njerëzit , të cilët kërkojnë një bashkim më të përsosur. Ky është një komb i madh, “tha Biden.

Presidenti Joe Biden, pasi nënshkroi betimin, foli për rëndësinë e bashkimit të vendit, duke thënë “gjithë shpirti im është në këtë punë”.

“Sot, në këtë ditë janari, gjithë shpirti im është në këtë punë: Bashkimi i Amerikës, bashkimi i njerëzve tanë, bashkimi i kombit tonë,” tha ai.

Presidenti u bëri thirrje Amerikanëve që të bashkohen për të kapërcyer sfidat e jashtëzakonshme me të cilat përballet kombi – një ide që ai shpesh e përmendi edhe gjatë fushatës.

“Për të kapërcyer këto sfida dhe për të siguruar të ardhmen e Amerikës kërkohet shumë më tepër sesa fjalët,” tha Biden.

Krah bashkëshortes së tij Joe Biden, ata mbërritën në Capitol Hill.  Joe e cila do të bëhet Zonja e Parë e Shtëpisë së Bardhë u shfaq e veshur me një kostum në nuancë të blusë.

Ndërsa ish zonjat e para, Michelle Obama dhe Hillary Clinton por duke përfshirë edhe zv.presidenten e zgjedhur Kamala Harris, janë të veshura me nuancat e ngjyrës vjollcë.

Inaugurimi i Joe Biden, ja detaji që nuk vu re tek veshjet e grave KamalaInaugurimi i Joe Biden, ja detaji që nuk vu re tek veshjet e grave KamalaInaugurimi i Joe Biden, ja detaji që nuk vu re tek veshjet e grave KamalaInaugurimi i Joe Biden, ja detaji që nuk vu re tek veshjet e grave Kamala