Lloji i groshës “Tetovac” në Serbi po shitet si groshë nga Kirgistani.
Mediumet e atjeshme kanë publikuar fotografi për shkak të numrit të madh të eksportuesve e paketuesve të kyçur në Serbi.
Grosha është nga Kirgistani, por e kultivuar me farë të groshës nga Tetova.
Në Serbi ka arritur përmes një kompanie zvicrane dhe bullgare.