• Today is: Sunday, April 18, 2021

Zaev: Maqedonia e Veriut do të marrë 8,000 vaksina nga Serbia

fakti
January19/ 2021

Kryeministri  Zoran Zaev, ka njoftuar se Maqedonia e Veriut do të marrë nga Serbia 8 mijë vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer/BioNtech.

Ai tha përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut.

Zaev tha se detaje tjera do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

“Vuçiq më konfirmoi se Serbia do të na ndihmojë me vaksina, të cilat do t’i paguajmë me çmimin e blerjes”, shkroi Zaev.

Dozat e para të vaksinave, Maqedonia e Veriut do t’i përdorë për të vaksinuar punëtorët shëndetësorë, të sëmurët kronikë dhe kategoritë tjera të ndjeshme, ka thënë Zaev.

Në Maqedoninë e Veriut, deri më 18 janar 2021, janë regjistruar gjithsej 88.938 raste të të infektuarve me koronavirus. Prej tyre 2.702 kanë vdekur./REL