• Today is: Saturday, April 20, 2024

Ndihmesë me rëndësi për etnokulturën e Hotit të Malësisë së Madhe

fakti
January17/ 2021

(Libri “Shoqëria kulturore-artistike “Rapsha”, Dru­me, Hot, Malësi e Madhe, dyzet vjet  të vep­­r­imtarisë”, Tuz, 2018, 438 f.)

 

Shkruan: Zymer Ujkan Neziri

 

Libri Shoqëria kulturore-artistike “Rapsha”, Dru­me, Hot, Malësi e Madhe, dyzet vjet të vepr­­imtarisë, hapet me “Parathënien” e hartuar me shumë kujdes dhe me të dhëna të shu­­mta nga Prëlë N. Junçaj, me titull: “Dyzet vjet të ve­primtarisë së shoqërisë kul­tu­rore-artistike “Rapsha” e Drumes së Hotit të Ma­lë­sisë së Madhe”. Në vijim është Hyrja: ’’Dëshmi për dyzet vjet të veprimtarisë së shoqë­risë kulturore-artistike “Ra­p­sha” e Drumes së Hotit të Malësisë së Madhe’’.

Pjesa e parë e librit përbëhet nga punimet studimore, të shkruara posaçërisht për këtë përvjetor, nga autorë të njohur në disa fusha të alba­no­logjisë: gjuhësi, fol­k­lo­ri­stikë, etnologji, etno­muzikologji dhe etnokoreografi. Pjesa e dytë e librit, Akti­vi­te­te, ka të dhënat kryesore të punës gjatë dyzet vjetëve të kësaj shoqërie kulturore – ar­ti­stike: pjesëmarrje në festivale të folklorit, organizimi i festivaleve të foklorit, pjesë­ma­rrje në manifestime kulturore dhe organizime të manifestimeve kulturore. Në pjesën e tretë janë të renditura këngët e kënduara gjatë dyzet vjetëve në SHKA ’’Rapsha’’, të lek­tu­ruara me kujdes nga mr. sc. Marjan Lulgjuraj, që po ashtu kanë rëndësi shumë të ma­dhe për trashëgiminë tonë kulturore në fushën e lirikës dhe të epikës gojore të Malësisë së Madhe. Në pjesën e katërt janë renditur ven­di­met, reagimet, mirë­njo­hjet, çmimet dhe shkrimet e gazetave. Pasojnë Pasthënia, Regji­stri i emrave të njerë­zve dhe Regjistri i emrave të vendeve.

Pjesa e punimeve studimore fillon me fushën e gjuhësisë, ku prin akad. i asoc. prof. dr. Gjo­valin Shkurtaj, me punimin studimor shumë me interes “E folmja e Hotit dhe vlerat e saj dialektologjike e etnolinguistike”, ku konstaton se të dhënat nxjerrin në pah afri­në shumë të madhe që kanë të folmet e Malësisë së Madhe njëra me tjetrën, sa mund të flitet si për një të folme të vetme, me disa dallime e luhatje. Të folmet e Malësisë së Madhe, sipas tij, dallohen prerazi nga të folmet e tjera të grupit veriperëndimor dhe të mbarë gegërishtes edhe për arsye të ruajtjes së togjeve uo dhe ua, për fja­lë­for­mim e leksik dhe për raste të rralla të rotacizmit, kurse në të folmen e Hotit da­llo­hen edhe formimet e emrave fare­fisnorë të shkallës së tretë zanafillore, tog­fja­lë­sha të qëndrueshëm e fra­zeolo­gjizma.

Nga fusha e folkloristikës, prof. dr. Zymer Ujkan Neziri paraqitet me punimin studimor “Eposi i Kreshnikëve në fillim të shekullit XXI: Malësia e Madhe me qendër në Tuz”, ku, në kuadër të projektit ballkanik E5, për UNESCO (15 vëllime), trajton vëllimin me këngë nga kjo ane, të hulumtuara, të shënuara dhe të inci­zu­ara në vitet 2012-2014. Lahuta (lavda), këtu ende përdoret, si në kohën e mble­dh­ë­sit të parë, Nikollë Ivanaj (1905), ku kreshnikët vazhdojnë së jetuari edhe në shek. XXI. Legjendariteti, fantastikja, mitikja, rrë­fimi i gjatë epik, Ora e Zana ende e mbajnë themelin e këtyre këngëve. Shquhen edhe formulat, figu­ra­cioni poetik, pamjet poetike, portretet e heronjve, dialogu, dyluftimet, tiparet etike e morale, ko­de­ksi i nderit, leksiku vendor etj.

Nga fusha e folkloristikës edhe dr. sc. Ismail Doda paraqitet me punimin studimor “Këngët kreshnike dhe baladat e rinjohjes në Hot, Malësi Madhe”. Gjatë hu­lum­ti­me­ve më 1988, në Drume të Epërme, ka mblodhur dhe ka incizuar edhe dy këngë për Mujon e Halilin dhe dy balada. që trajtohen në këtë punim: realizimi i dë­shi­rave dhe i planeve të personazheve, bëmat e tyre, mbajtja e besës, fuqia shprehëse gjuhësore, folklorike dhe estetike e vargjeve, interpretimi, roli i kalit e martesat me rrëmbim, Aga Imeri e rinjohja me gruan e parë pas kthimit nga Spanja në Ulqin etj. Autori vë në pah edhe risitë, elementet e veçanta dhe të përgjithshme të kë­ng­ë­ve në kuadrin gjithëkombëtar dhe më gjerë.

Studiuesja prof. dr. Afërdita Onuzi, nga fusha e etnologjisë, paraqitet me punimin studimor “Xhubleta shqiptare nëpër shekuj”. Që në fillim konstaton se ndoshta asnjë veshje shqiptare nuk është konsideruar aq simbolike sa ajo me xhubletë, e përdorur nga gratë e zonës alpine të Shqipërisë Veriore. Veçoritë e kësaj veshjeje kanë tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve. E veçanta qëndron kryesisht në prerjen e saj. Mbi të gjitha, veshja me xhubletë ka një sistem dekorativ shumë të rrallë, ashtu si edhe repertori i motiveve, por simbolika e tyre fatkeqësisht ende nuk është trans-kriptuar, pohon ajo dhe përfundon se veshjet në terakota janë me pamje fundi në formë këmbane (si e xhubletës së malësive shqiptare), të njohura që në mijë­vje­ça­rin e dytë para Krishtit.

Dr. sc. Rovena Vata paraqitet me punimin studimor “Frymimi shqip i kulteve, i dokeve, i zakoneve dhe i simboleve kombëtare në Hot”. Krahina e Hotit të Malësisë së Madhe është dalluar për traditë kombëtare dhe kjo traditë vazhdon edhe sot e kësaj dite, në ruajtjen dhe në kultivimin e saj, në ceremonitë e lindjes, të dasmës apo të vdekjes, thotë ajo. Kultet, doket e zakonet edhe në këtë krahinë ruhen si shtre­së­zime kulturore përgjatë shekujve, përfundon ajo, duke shtuar se tradita është tre­gues i karakteristikave sociale dhe individuale të njeriut, të shijeve të tij es­tetike, të karakterit, të moshës, të gjinisë dhe të etnisë edhe në Hot dhe në Ma­lë­sinë e Madhe.

Nga etnomuzikologjia kemi punimin e ma. sc. Esat Ruka, “Vështrim etnomuzikor i repertorit në festivalet folklorike të SHKA-së“Rapsha” -Hot, Malësi e Madhe: Disa mendime rreth organizimit të festivaleve folklorike kombëtare”, ku flet për or­ganizimin e festivaleve folklorike dhe konstaton se në rreth 80% të programeve të tyre të performuara në skenë tingëllojnë jonet muzikore. Por, nga përvoja jonë or­ganizative dhe skenike, thotë ai, analizat dhe vlerësimet etnomuzikologjike dhe et­no­organologjike janë të pakta. Në këto veprimtari të dimensioneve të mëdha është e nevojshme prania e specialistëve, e ekspertëve folkloristë, etn­olo­gë, et­no­mu­zi­ko­lo­gë e koreologë dhe kontributi i tyre analitik, përfundon autori.

Nga etnokoreografia, ma. sc. Dilaver Kryeziu, paraqet punimin “SHKA “Rapsha” e Hotit të Malësisë së Madhe, organizuese e festivalit të madh folklorik në Vitojë: këngët dhe vallet -epika dhe lirika”. Krahina e Malësisë së Madhe ndryshon nga të gjitha krahinat shqiptare, sepse mbizotëron epika, thotë ai. Ndër pasuritë më të mëdha të kësaj zone konsiderohen të jenë këngët dhe vallet malësorçe me epikën dhe me lirikën e tyre, sidomos vallet njëshe dhe dyshe. Interpretimi, larushia kos­tu­mografike unike (xhubleta), indentifikojnë folklorin e Malësisë së Madhe. SHKA “Rapsha” është organizuese e festivalit të madh folklorik në Vitojë, ku këto vlera të mëdha etnolkuture pasqyrohet që dyzet vjet.

Haziz Hodaj, kryetar i SHKA “Malësori”, shkruan artikullin “Binjakëzimi / Vëllazërimi: U bashkuam për t’mos u ndarë kurrë”, duke theksuar që në fillim se nga viti 2002 SHKA-së “Malësori” Gjonaj, Has, ka një motër në Malësinë e Madhe – SHKA “Rapsha” e Drumes së Hotit. Sot, gati dy dekada pas asaj kohe, thotë ai, është i freskët momenti i paraqitjes në skenën e festivalit “Hasi jehon 2001” të SHKA – së “Rapsha” nga Drumja e Hotit. Ishte vëllazëror jetësimi i kësaj aspirate për binjakëzimin. Propozimi u bë në Gjonaj, ndërsa u konkretizua në Vitojë, në gu­sht të vitit 2002, atëherë kur “Rapsha” organizoi festivalin e parë me SHKA-të shqi­ptare aktive të Malit të Zi.

Në vijim, Agron Dizdari shkruan artikullin “Për miqtë e mi në SHKA “Rapsha”: Për brezat në vazhdimësi” dhe fillon me mendimin se vallet e bukura, epike dhe lirike, në “Rapshë” janë punuar me mjeshtëri, që të spikasë e bukura, e fuqishmja, delikatesa, harmonia, burrëria, dashuria, pra, shpirti i malësorit. “”Rapsha”, i ka kushtuar vëmendje edhe instrumentistëve, që shoqërojnë këngët e trimave dhe të burrëreshave me tematikë nga e kaluara e lavdishme dhe shqetësimet e sotme. Id­e­ali dhe ndjenja kombëtare janë lajtmotivi kryesor i aktiviteteve të tyre. Kostumet popullore janë ruajtur me fanatizëm. Sa do të dëshiroja që punën e palodhur të kë­s­aj shoqate të nderohej me titullin “Nderi i Kombit”, përfundon autori.

Ma. sc. Anton Lajçaj vjen me artikullin “Roli i mërgimtarëve me banim në SHBA, në përkrahje të SHKA-së “Rapsha”. Shumë shqiptarë nga Malësia e Madhe me qe­ndër në Tuz morën rrugën e gurbetit, shkruan ai. Në mesin e tyre ishin edhe ba­shkë­themeluesit e shoqatës “Rapsha”, që asnjëherë nuk e harruan. Ajo,  për shu­më rapshjanë ka qenë një ideal. Mërgata në SHBA ishte mbështetësja e saj kry­e­s­o­re financiare për 40 vjet. Mërgata rregulloi “Skenës verore” në Vitojë, më 2003. Më 2008, vazhdon ai, formuam “Fondin Humanitar Rapsha” në Detroit, kurse më 2010 u formua edhe SHKA “Rapsha” në mërgim, në kuadër të Fondit, me ish – an­ë­­­tarë të “Rapshës” dhe me pasardhës ra­pshjanë të lindur dhe rritur në Amerikë.

Pjesa vijuese e librit, e përgatitur me shumë zell e vullnet të madh nga Prëlë Ju­n­çaj, që ka të dhëna për dyzet vjet aktivitete të “Rapshës”, është shumë e rëndë­si­shme, por  edhe bën të jetë model për historikun e shoqërive të tjera kul­tu­rore – artistike.

Libri mbyllet me “Pasthënie” dhe me regjistrin e emrave të njerëzve e të vendeve, pu­­­në me shumë vlerë nga Avdi Gashi dhe Valon Fetahu. Tekstet e librit janë shqy­r­­tuar me shumë përkushtim nga Këshilli Botues, po edhe nga recensuesit e re­dak­to­rët: akad. prof. Zeqirja Ballata, dr. sc. Ardian Ahmedaja, prof. asoc. dr. Bashkim La­jçi; prof. dr. Afërdita Onuzi, prof. dr. Zeqirja Neziri, prof. as. dr. Albin Sadiku, mr. sc. Esat Ruka.

Kjo vepër është përgatitur për shtyp sipas stan­dar­de­ve teknike-shken­co­re: pu­ni­m­et studimore kanë shkurtore (ab­­s­tra­kte), fjalë çelësa, përfundim, rezyme në gju­h­ën angleze dhe bibliografi. Ma­dje, edhe artikujt kanë rezyme në gjuhën ang­le­ze, për hir të lexuesve të shumtë në Evropë e në SHBA. Edhe fotografitë sjellin dëshmi me shumë peshë dhe e plotë­so­jnë e e zbukurojnë librin Shoqata kulturore-artistike “Ra­p­sha”, Drume, Hot, Malë­si e Ma­dhe, 40 vjet të veprimtarisë, që bën të kon­si­de­ro­het ndihmesë me shumë rëndësi për etnokulturën shqiptare të Malësisë së Madhe.

Imazhi mund të përmbajë: 8 njerëz

Imazhi mund të përmbajë: 1 person