• Today is: Sunday, November 24, 2024

TETOVA BËHET ME TRANSPORT TË ORGANIZUAR URBAN

fakti
January17/ 2021

Sot (17 janar) në Tetovë arritën 5 autobusë të tipit ISUZU Citiport, të cilët do të përdoren për nevojat e transportit të organizuar urban në kuadër të ndërmarrjes komunale “Transporti Tetovë”. Këta autobusë janë gjithashtu të përshtatshëm për njerëzit me aftësi të kufizuara fizike, nënat me fëmijë dhe të moshuarit. Autobusët plotësojnë standardin mjedisor ECO6, një standard i përdorur në vendet e BE-së.

“Ky projekt kapital me vlerë 44 milion denarë, kërkonte jo vetëm një vizion unik, por edhe punë ekipore të atyre që besuan dhe punuan shumë për ta bërë atë realitet. Dua të falënderoj sot ministrin e Financave z. Fatmir Besimi dhe njësinë projektuese  brenda kësaj ministrie, e cila ndihmoi në kryerjen e procesit të furnizimit me  autobusë urbanë, përmes instrumenteve të Bankës Botërore,” tha kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi./ Gazeta FAKTI