• Today is: Friday, April 26, 2024

SI GJAKU I DËSHMORËVE, NUK I BASHKON TJETËR NË NJË VEND TË GJITHË ATDHETARËT !

fakti
January16/ 2021
A DUHET KËRKUAR NJË MINUT QETËSIE, KU EMBLEM I HESHTJES ËSHTË VETË PREZENCA E PJESËMARRËSVE !?
Vitet shtohen, bashkë me dhembjen e humbjeve të bijave dhe bijëve më të mirë të Atdheut.
– Shënojmë 16 vite në Gostivar dhe 26 vite në Kërçovë të mbajtjes ndezur të “Flakadanit të Lirisë”, emërtuar si “FLAKA E JANARIT” !
– Shënojmë edhe 39 vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës !
– Me janarin, përkujtojmë edhe 37 vjetorin e vrasjes së Rexhep Malës e Nuhi Berishës, të cilët krijuan Njësitet e para të Rezistencës së Armatosur.
Meqë NËNAT na falën frymën dhe të jetuarit mbi tokë, atëherë i bie që gjithçka në këtë botë fillon me Nënën !
Andaj edhe shënimin e “Flakës së Janarit”, e fillojmë te Qendra Memoriale “Nëna Shqiptare”, e cila na përkujton;
• Nënë-Phthia (Phia), e Pirros së Epirit,
• Nënë-Vojsavën, e Gjergj Kastriotit,
• Nënë-Hedijen, e Ismail Qemalit,
• Nënë-Nazifen, e Adem Demaçit,
• Nënë-Ajshen, e Jusuf Gërvallës.
• Nëna-Fahrien, e Rexhep Malës.
• Nënë-Zahiden, e Adem Jasharit,
• Nënë-Qerimen, e Mehmed Hazem Llanit,
• Nënë-Fekrien, e Fazli dhe Ruzhdi Veliut,
• Nënë-Humën, e Ali Ahmetit.
• Nënë-Xharien, e Naser Veliut,
• Nënë-Seaden, e Muadin Bajramit,
• Nënë-Mineveren, e Harun Aliut,
• Nënë-Fatimen, e Fatmir Deharit,
• Nënë-Zulfireten, e Tahir Hanit,
• Nënë-Nazifen, e Beqir Limanit (111)
• Nënë-Haxheren, e Mujdin Aliut, (112)
• Nënë-Nurien, e Ismet Jasharit, (113)
• Nënë-Fanën, e Fadil Nimanit,(114)
• Nënë-Arifen, e Qemal Shaqirit, (115)
Të kujtojmë e nderojmë edhe Nënën e Tahir Sinanit (116), i cili është stërnip i Miç-Sokolit !!!
Dhe, për nderë të të gjitha Nëna’ve-Heroina, të cilat i falën Atdheut bijat dhe bijtë më të shtrenjtë, u ftoj që me NJË-MINUT HESHTJE, të nderojmë Ato e të gjithë Dëshmorët e Kombit.
LAVDI !
16/17 janar, 2021
Zajaz-Kërçovë
Besa Fatmir Limani

Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, telefon, re, kostum dhe jashtë