• Today is: Monday, November 25, 2024

Këta kamionë ishin të mbushur me trupa të shqiptarëve të vrarë, video e rrallë pas masakrës në Reçak

fakti
January15/ 2021

Janë bërë 22 vjet nga masakra e cila rikthej vëmendjen ndërkombëtare ndaj gjenocidit që po bëhej nga forcat serbe në Kosovë.

Katër kamionë të mbushur me trupat e masakruar të shqiptarëve ishin kthyer pas më shumë se dy jave qendrimi në morgun e Prishtinës, pasi forcat serbe refuzonin t’i dorëzonin tek familjarët me arsyetimin se po i bënin autopsi por edhe kundërshtonin një ceremoni të organizuar varrimi pasi kjo do të tërheqte vëmendje.

Trupat fillimisht ishin vendosur në xhaminë e fshatit Reçak dhe pas dy dite ishte organizuar ceremonia e varrimit.

Në pamjet e asaj kohe shihen fytyrat e trishtuara të familjarëve deria po shihni katër kamionët e mbushur me trupa që po vinin në Reçak.

© SYRI.net