Kryetari i Bashkisë së Banja Lukës, Drashko Stanivukoviç, u bashkua me shërbimin dimëror herët në mëngjesin e së enjtes, duke pastruar rrugët e qytetit nga bora.
“Kritika bie më shpejt se bora, por ne do të bëjmë më të mirën për t’i pastruar të dyja,” shkroi Stanivukoviç në profilin e tij në Facebook.
“Në mënyrë që çdo pjesë e Banja Lukës të jetë sa më e kalueshme sot, duhet të gjithë të kontribuojmë, sepse kjo është mënyra e vetme që ne mund ta arrijmë qëllimin.Unë dua të jem kryetari i parë i bashkisë që do të jetë gjithnjë në terren për të ndihmuar dhe mbështetur, që nuk do t’i iki përgjegjësisë por edhe punës,” tha ai.