• Today is: Friday, April 19, 2024

Serbia i kërkon Katarit të mos lobojë në dobi të Kosovës, nuk i jep pesë pare për Washingtonin!

fakti
January15/ 2021

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq, tha se i ka kërkuar ambasadorit të Katarit në Serbi, Mubarak bin Fahad Al-Thani, që ky vend “të përmbahet nga lobimi aktiv ndërkombëtar në favor të Prishtinës”

Katari e ka njohur pavarësinë e Kosovës në janar të vitit 2011. Në ditët e fundit, ky vend është shndërruar në një temë përplasjesh mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo, pasi më 8 janar, ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq, tha se i ka kërkuar ambasadorit të Katarit në Serbi, Mubarak bin Fahad Al-Thani, që ky vend “të përmbahet nga lobimi aktiv ndërkombëtar në favor të Prishtinës”, për t’i dhënë mundësi dialogut dhe arritjes së një marrëveshjeje Kosovë-Serbi.

Për këtë ka reaguar edhe ministrja në detyrë i punëve të jashtme Meliza Haradinaj-Stublla, e cila tha se kërkesa e bërë nga Selakovic shkel pikën 15 të marrëveshjes së Uashingtonit.

Marrëveshja prej 16 pikash, përfshinë edhe obligimin e Kosovës të mos bëjë kërkesë për anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare për një periudhë kohore 1 vjeçare.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram është shprehur se Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Uashingtonit të cilën e ka nënshkruar në SHBA më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

“Me kërkesën e saj të fundit ndaj Katarit për të mos lobuar për Kosovën, Serbia ka shkelur përsëri Marrëveshjen e Uashingtonit dhe ka konfirmuar se është një fqinj dhe një partner i pabesueshëm ndërkombëtar”, shkruan ajo./ Gazeta FAKTI