Gara për zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të faktorizojë peshën e votës, duke i dhënë asaj fuqinë e ndryshimit. Për këtë ka pasur shumë nevojë Kosova, e cila ka qenë e mbërthyer në vrazhdësinë e vlerave të paverifikuara në drejtimin e shtetit. Kosova ka nevojë të lirohet nga tortura qeverisëse e logjikës mafioze të 2,3 klaneve familjare, të cilat jo vetëm që koncentruan pasuri të pamerituar në llogari të veta, por ato e vranë shpresën e të rinjëve dhe intelektualëve të braktisur.
Nga Emin AZEMI
Prishtinë, 14 janar/ Gazeta FAKTI – Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do të garojnë bashkë në në zgjedhje. Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe Presidentja në Detyrë kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit në një konferencë të përbashkët për mediat.
“Sapo kemi nënshkruar marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike, marrëveshje kjo për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion, për një shoqëri me shëndet, punësim e arsim pa diskriminim…”, tha në fillim Albin Kurti, teksa njoftoi se pas dy ditësh do të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Viti 2020 ka treguar se Kosova ka nevojë për kryeministër të ri dhe presidente të re. Ne e kemi presidenten që e ka kryer detyrën me përgjegjësi dhe dinjitet. E ka shprehur integritetin e institucionit dhe unitetin e popullit. Në këto zgjedhje që janë referendum duhet ta ri legjitimojmë këtë”, tha ndër të tjera Kurti.
Ndërkohë që Osmani deklaroi se ky bashkim është përtej një liste por një kauze për një të ardhme më të mirë.
‘”Dy dekadat e fundit kanë qenë një qeverisje e gabuar. Sot dhe për 4 vitet në vijim por edhe përtej 4 viteve do të luftojmë kundër korrupsioni, me prioritet arsimin dhe drejtësinë, mjedisin dhe mirëqenien e secilit prej jush. Kjo e ardhme është e mundshme dhe duhur, Kosova ka nevojë për një kryeministër që do të luftojë korrupsionin që nuk do t’i mbyll sytë përballë padrejtësive, ka vizion dinjitet dhe integritet dhe vendose Interesi e vendin mbi çdo interes tjetër Jemi një muaj larg zgjedhjeve kjo që arritëm sot reflekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës” tha Vjosa Osmani.
Ky nuk është thjeshtë një firmosje bashkëpunimi në mes të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, por më tepër se kaq. Ky është një kolicion i politikanëve të një epoke të re, me votuesi që duan ta rimëkëmbin Kosovën e lodhur nga politika e vjetër. Pas 14 shkurtit gjithçka do të jetë ndryshe. Albin Kurti dhe Vjosa Omsnai me skuadrat e tyre do të imponojnë një kondicion dhe moral të ri në politikën e Kosovës, duke çmontuar mendësinë e mbrapsht që prodhoi antisistem dhe shprehi të këqia.
Gara për zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të faktorizojë peshën e votës, duke i dhënë asaj fuqinë e ndryshimit. Për këtë ka pasur shumë nevojë Kosova, e cila ka qenë e mbërthyer në vrazhdësinë e vlerave të paverifikuara në drejtimin e shtetit. Kosova ka nevojë të lirohet nga tortura qeverisëse e logjikës mafioze të 2,3 klaneve familjare, të cilat jo vetëm që koncetruan pasuri të pamerituar në llogari të veta, por ato e vranë shpresën e të rinjëve dhe intelektualëve të braktisur.
Vetëm politika ka llogari me shumë të panjohura, prandaj edhe njerëzit e pasinqertë i futen asaj të kalkulojnë me ndjenjat kolektive të njerëzve. Pas 14 shkurtit, Kosova duhet t’i ketë llogaritë e pastra me hajnat dhe hienat e ardhur nga substrati më regresiv i ambicjeve të sëmura për karrierë të ndërtuar mbi krim dhe dallavere.