Albert Kamy e ka shkruar më shumë se 70 vjet më parë “Murtaja”, por romani më i njohur klasik i tij është duke i shërbyer botës më shumë se. Romani bën fjalë për përhapjen e sëmundjes së murtajës në një qytet në Afrikën e Veriut; dhe se si njeriu ka reaguar ndaj vdekjes. Sepse pikëpyetjet morale dhe personale që shtrohen aty, janë po aq të rëndësishme tani sa dhe atëherë kur u shkrua.
Librat në mënyrë të natyrshme na çojnë te besimi. Ndaj nëse shohim librat e përzgjedhur nga personazhe të ndryshme që i janë bashkuar ftesës së QKLL-së për lexim, vëmë re që në pjesën më të madhe janë libra që të përçojnë besim.
I tillë është dhe libri “Murtaja” me autor Albert Kamy zgjedhur nga gazetarja Monika Stafa. Ajo beson se ky libër është një leksion më i mirë për kohën.
“Unë kam zgjedhur Murtajën e Albert Kamysë. Dikur e kam lexuar, por tashmë me një sy tjetër, për të mësuar më shumë se çfarë është kjo katastrofë e madhe që po i ndodh botës. Bashkë jam e sigurt që do e kalojmë. Qëndroni në shtëpi, lexoni një libër”, thotë gazetarja Monika Stafa.
Gazetarja Monika Stafa sugjeron “Murtajën”, të Albert Kamysë. Romani “Murtaja” i vendos ngjarjet në qytetin algjerian Oran, përshkruar si një qytet bregdetar i ngathët e i pluhurosur, “ndërtuar me shpinën e kthyer nga porti”. Romani nis kur protagonisti Dr. Rieux, fillon të shohë minjtë e ngordhur. Shpejt edhe njerëzit po bien përdhe të vdekur e me gjasa, Oran e gjen veten në karantinë, të izoluar nga pjesa tjetër e botës.
Nuk është vetëm Kamy ai që ka rrëfyer murtajën. Poeti Italian Manzoni edhe pse s’e ka parë murtajën ka shfletuar kronika e kronika mbi të. Dhe kështu përshkroi marrëzinë, psikozat, teoritë qesharake për prejardhjen e saj, për barnat shërues.
Përshkruan skenën e një të huaji (një “turisti”) në Milano, që prek një mur nga të katedrales dhe përndiqet nga turma me pretendimin absurd se ai ish shpërndarësi i mikrobit. Por ka diçka që Manzoni e përshkruan më së miri, mbi të gjitha, dhe që e huazon nga Bokaçio: çastin e sprovës, të poshtërimit, mes të njerëzishmes dhe çnjerëzores.
Por ka edhe romane shqiptarë që japin idenë e fitores mbi të keqen e një i tillë është romani “Aksidenti” i Ismail Kadaresë, sugjeruar nga gazetari Isli Islami. ( Luljeta Nelallari, KOHA JONË)/ Gazeta FAKTI