• Today is: Monday, November 25, 2024

A ju kujtohen dhëmbët e Grenellit në trupin e brishtë të demokracisë kosovare?

fakti
January10/ 2021
Kohët ndryshojnë, prandaj historinë e bëjnë vetëm ata që kanë kurriz dhe nuk i nënshtrohen modës së ditës, por logjikës së shëndoshë dhe mbrojnë dinjitetin e vendin e tyre, pavarësisht çmimit që mund të paguajnë.
Nga Xhafer SHATRI
Ishalla nuk e keni harruar hardallin, që përmes cicerimave në twiter ua luante fiçirin kukuvriqve në Prishtinë e diasporë, ndërsa do çanalistë e medie mercenare i bënte t’i pshurrin brekët ?
Kësaj radhe Rik Grenelli nuk e ka më hallin e Kosovës. Twitterin e tij tash ai po e përdor për ta mbrojtur shefin e tij, që ia vuri flakën Shtëpisë së Demokracisë, në Washington.
Dje, kur, rrjetet e fuqishme sociale Twitter, Facebook dhe Instagram ia bllokuan llogaritë e presidentit piroman, Rik Grenelli me një cicërim u drejtohet fituesve të zgjedhjeve :
“Hey Joe Bajden e Kamala Haris, ju qoftë me fat kur vendeve të tjera do t’u thuani se nuk mund t’i heshtni, t’i censuroni ose t’i burgosni kundërshtarët politikë. Kjo krizë është brend amerikan dhe ju festojeni (përkohësisht) fuqinë që vjen me të…“
A ju kujtohen dhëmbët e Grenellit në trupin e brishtë të demokracisë kosovare, kur i detyroi kukuvriqët t’ia heqin masat 100% Serbisë pa guxuar ta përmendin fare reciprocitetin që është baza themelore e çdo marrëdhënieje mes shtetesh ?
Kohët ndryshojnë, prandaj historinë e bëjnë vetëm ata që kanë kurriz dhe nuk i nënshtrohen modës së ditës, por logjikës së shëndoshë dhe mbrojnë dinjitetin e vendin e tyre, pavarësisht çmimit që mund të paguajnë.
Burimi: