Gjoba për individët mund të jetë më e lartë se 250 euro nëse vepra penale rrezikon jetën dhe shëndetin e njerëzve. Risia është se pikët negative në patentë shofer janë hequr, dhe nuk ka asnjë zëvendësim për dënimin për pikë negative.
Shkup, 10 janar/ Gazeta FAKTI – Ligji i ri për Sigurinë e trafikut rrugor përcakton që policia mund të heqë menjëherë targat e automjetit në mes të autostradës ose në ndonjë rrugë tjetër, duke mënjanuar nga trafiku nëse dyshohet se ka defekt teknik. Automjete të tilla mund të mbahen nga policia deri në 90 ditë.
Gjoba për individët mund të jetë më e lartë se 250 euro nëse vepra penale rrezikon jetën dhe shëndetin e njerëzve. Risia është se pikët negative në patentë shofer janë hequr, dhe nuk ka asnjë zëvendësim për dënimin për pikë negative.
Automjeti do të konfiskohet për tre muaj nëse nuk është i regjistruar ose bën shumë zhurmë, dhe në rast se është me defekt. Kështu, policia e trafikut do të jetë në gjendje të heqë menjëherë nga trafiku një automjet, pra të konfiskojë targat, nëse konstaton një defekt. Policia do të jetë në gjendje të mbajë automjete të tilla për tre muaj.
Ndryshimet deklarojnë se një oficer policie mund të heqë patentën e shoferit ose të përjashtojë një shofer nga trafiku nëse shoferi drejton automjetin në gjendje të dobët mendore dhe fizike, nën ndikimin e drogës dhe alkoolit, ose nëse shoferi nget automjet për të cilin ka pasur ndalesë.
Sa i përket uljes së gjobave për veprime që nuk janë kërcënuese për jetën, për parakalimin e paligjshëm gjoba ulet nga 300 në 250 euro, dhe gjithashtu për ngasjen në një rrugë me një drejtim. Për mos ndezjen e dritave sinjalizuese , shoferi do të gjobitet 35 euro, kurse gjatë ditës për dritat e pa ndezura, gjoba do të jetë 15 euro, dhe për dritat e fikura natën – 35 euro do të jetë gjoba.
Sipas ligjit të ri, roli dhe detyra e Këshillit të Republikës për Sigurinë e Trafikut Rrugor në këtë rast është të informojë pjesëmarrësit në trafik për të gjitha risitë që kanë ndodhur dhe t’i këshillojë ata për respektimin e tyre.