• Today is: Monday, November 25, 2024

NAPOLEONI DHE EGZILI

fakti
January09/ 2021
Pse Napoleoni shkoi në egzil, së pari në Elbe e pastaj në ishullin Sainte-Hélène?
Nga Gani BYTYÇI/ Cyrih
Napoleon Bonoparta, nëse jo më i madhi, është njëri nga strategët më të mëdhenj të të gjithë historisë së përbotshme. Ai është Perandori i Parë i Francës. Megjithëse i njohur në përmasa planetare, ai ka qeverisur vetëm një dhjetëvjeçar; nga viti 1804 deri në vitin 1814. Së pari ishte ushtarak. Më pas, në vitin 1779, bëhet Konsuli i Pare i Republikës. Për atë kohë, ai do të njehë suksese të shumta dhe famë të pafundme. Do të vdes në egzil në vitin 1821. Po a thua pse Napoleoni shkoi në egzil, së pari në ishurllin Elbe e pasataj në Sainte-Hélène?

Vdekja e Napoleonit – mister!

Le t`i kthehemi së bashku kursit të historsë për të kuptuar paksa më mirë këtë pjesë të saj. Pas fushatës shkatrrimtare të Rusisë, të pakënaqurit në Francë u bënë gjithënjë e më të shumtë në numër. Në vazhdim, Franca ishte e pushtuar dhe Perandoria napoleoniane i jetonte ditët e saj të fundit. Napoleoni është përmbysur nga Senati më 03 prill 1814. Pastaj (nga aleatët), ai është dërguar në egzil. Së pari në ishullin e Elbës, ku do të qendrojë për 300 ditë. Ani pse e kishte marrë shumë seriozisht këtë mission, Napoleoni këtu do të mërzitet shumë shpejt. Këtu ai vendosë që të përgatis arratisjen, për t`u kthyer në Francë. Këtë ai edhe ia arrin ta bëjë. Sapo thehet në Francë. ai vendos regjimin kushteturs (më 21 mars 1815), pas dezertimit të Luigjit të XVII. Por pas kthimit të tij, Napoleoni u deklaruar i jashtëligjshëm nga aleatët, që kishin fituar Betejën e Waterlos (më 18 qershor 1815.). Kjo betejë edhe shkaktoi rënien përundimtare të Napoleonit. Kështu ai iku përfundimisht në egzil, në ishullin Sainte-Hélène. Tashmë pushteti kishte përfunduar përgjithmonë për të. Këtu Perandori i përkushtohet shkrimit të memoareve dhe mësimit të gjuhës angleze. Dhe ky Perandor i madh, më i madhi i Europës dhe ndër më të njohurit e gjithë planetit, do të shuhet në këtë ishull të vogël (më 05 maj 1821). Kjo vdekje do të bëhet temë e debateve të pafundme dhe herë herë kontraverse. Një pjesë mendojnë se Perandori vdiq nga kanceri i lukthit. Të tjerë dyshojnë se ai u helmua me arsenic.
Shtëpia (muze) e Napoleonit në Saint-Rafaël
Dy shekuj pas Napoleanit, po e vizitoja Saint-Rafaël-in. Në të vërtet, unë kisha shkuar në (Saint-Tropet) në Bregun Azur. Ishte muaji janar i një viti të largët. Atje dimri gati përherë është i butë dhe nuk di a mund të thuhet në se atje ka fare dimër. Po ja që ndonjëherë ndodhin edhe gjëra të jashtëzakonshme. Atë javë që ndodhesha në Saint-Tropet, për habinë e të gjithëve, Bregun Azur e kishte përfshirë një mot i lig. Pati reshur edhe bëë, që e mbuloi tokën dhe që shkaktoi telashe jo të pakta në komunikacion. Megjithatë, bora që ra edhe iku shpejt. Një mëngjes të dieleje, u ngritem herët. Ikem nga Saint-Tropet dhe shkuam në Saint-Safaël. Një qytezë e vogël por shumë e bukur. Me të arritur atje, u gjendem para një shtëpie të vogë e të vjetër, si ato shtëpitë tona të para dy a tre shekujsh, që nuk tërheqin shumë vëmendjen. Tek hyrja e saj ishin vënë dy pllaka mermeri të së njëjtës madhësi. Në pllakën, që ndodhej në anën e majtë shkruante se aty, më 1779 Napoleoni, duke u kthyer për në Francë, i egzaltuar nga fama e triumfit, aty qëndroi tri ditë. Në pllakën tjetër, me të njëjtën madhësi, që ishte vënë në anën e djathtë, thuhej se aty Napoleani arriti më 27 prill 1814 dhe qëndroi tri ditë, në rrugën për në egzil (në ishullin e Ebes). Shënimet në pllaka i lexova me kujdes, nga disa herë. Por sa më shumë që po i lexoja aq më e paqartë më bëhej ajo që po e mësoja nga ato. Dy ngjarjet, për të cilat shkruhej në pllaka, po më bëheshin përherë e më të pakuptueshme. Gjeneral Napoleoni ishte kthyer nga betejat me triumf e me shumë famë. Aty (në atë shtëpi) ai kishte bërë tri ditë pushim. 15 vjet më vonë Napoleoni, Perandor i përmbysur po kthehej sërish në atë shtëpi. Aty ai po qëndronte prapë 3 ditë, në rrugë për në egzil. Këto skaje të një historie dhe të një jete njerëzore, kaq të paparashikueshme, nuk i kapte lehtë mendja e ballkanasit. Unë e mikja, atë mëngjes po largoheshim ngadalë nga shtëpia e Napoleonit, bashkë me mjegullën e pazakontë, që atë mëngjes kishte mbështjellur qytezën. Historia është si lëmshi, po mendoja me vete. Ajo gjithësesi e ka një fill, po pastaj gjatë rrugës mbështillet e mbështillet dhe bëhet lëmsh. Pa u larguar shumë nga Shtëpia (muze) e Napoleanit, u ndalëm për kafe, në barin, që gjetëm të hapur, atë mëngjes të dieleje. Ishte herët dhe ditë e dile ndaj dhe ne ishim klientët e vetëm në barin e lagjes. Pak më vonë, aty do të arrijë një plakush simpatik. Për dore mbante qenin e tij, një nga ata të racës më të imtë, sa një grusht. Sapo hyri brenda, plakushi, pasi ishte myshteri i njohur i barit, e liroi qenushin e tij të vogël, duke i hequr atij rripin me të cilin e mbante të lidhur. Pasi ne ishim të vetmit mysafirë atë mëngjes, qenushi i vogël na erdhi vrik tek tavolina dhe nisi të luajë bisht e këmbë, në shenjë miqësie e dashamirësie. Ai plakushi i kujdesshëm, duke e parë se qeni i tij na ishte afruar tepër dhe mund të na bezdiste, nisi t`i thërriste atij: Napoleon. Napoleon, vien ici (eja këtu)! Qenushi, gjithë bindje nxitoi tek i zoti. Unë ngela i shtangur në vend. Kokën akoma e kisha të mbushur me madhështinë e Napoleanit dhe (fat)keqësinë e tij. Ndërkaq, ai plakushi, tani po i thërriste me të madhe e me të përsëritura atij qenushit të tij sa një gogël: Napoleon, Napoleon! Ajo mikja ime, duke e kuptuar që unë assesi nuk po arrija që t`i lidhja ato dy skaje me një emër, madhështinë e Perandorit dhe vëgëlsinë e qenushit, ia plasi një të qeshure me zë, gati histerike dhe nuk pushonte dot!
-Po ky është i çmendur, i them unë asaj me zë të lartë, gati me ulurimë, duke bërë shenjë nga ai plakushi. Si e thërret ai atë qen të zgjebosur?!
-Napoleon e thërret, më përgjigjet ajo mikja.
-Po si mund ta thërrasë Napoleon atë kafshë të ndyrë? E pe ti se kush ishte Napoleoni, i them unë?
-Ne francezët e kemi lirinë që t`i shohim edhe anët e vogla të njerëzve tanë të mëdhenj, më thotë ajo mikja, krejt e qetë, po akoma me të qeshura të forta.
Po sikur të ndodhte kjo tek ne, mendova gjatë me vete!
Pasi isha qetësuar paksa, po vështroja nga dritarja e barit. E vërjeta se edhe ajo mjegulla mëngjesore e pazakontë, kishte tretur dhe dielli mesdhetar gjithë shkëlqim po hapej.
Mu bë sikur mjegulla ishte hequr edhe nga koka ime po edhe nga figura madhështore e Napoleonit.
No photo description available.
S. Kapllanaj (portret)