• Today is: Sunday, November 24, 2024

Gjermani, shqiptari bëhet baba i katërnjakëve, djem

fakti
January08/ 2021

Një lindje jo e zakonshme ka ndodhur në Gjermani. Katërnjak kanë lindur në Klinikën e Gjinekologjisë në spitalin e Augsburgut, gjë që ndodh një herë në 100 vjet mesatarisht pa terapi të fertilitetit.

Të katër bebet janë të gjinisë mashkullore. Emrat e tyre janë Leon, Luis, Aroni dhe Beni.

Lindja e katërnjakëve të Michaela Seidl dhe partnerit të saj Valmir Bytyqit në spitalin e Augsburgut zgjati tre minuta. Dhe gjëja më e mirë e kësaj është se katër djemtë janë shumë të shëndetshëm, të gjithë kishin peshë 1.300 gramë dhe po merrnin frymë në mënyrë të pavarur që nga fillimi.

Por, për shkak se ata duhej të vinin në jetë me prerje cezariane dy muaj më herët, ata janë në kujdesin intensiv për fëmijë të parakohshëm.

Lindja e katërnjakëve pa terapi për fertilitet është jashtëzakonisht e rrallë. Ekspertët vlerësojnë se ka lidhje të katërnjakëve në 1.853 raste.

Për momentin Leon, Luis, Aron dhe Ben janë ende në stacionin e monitorimit të klinikës së fëmijëve.

Ndërkohë, nëna Michaela dhe babai Valmir vijnë çdo ditë për të përqafuar fëmijët e tyre, për t’i ndjerë ata. Të katërt ushqehen ende përmes një tubi gastrik, por gradualisht ata kalojnë në një formulë speciale të shishes. Prindërit e tyre ndoshta do të jenë në gjendje t’i marrin ata në shtëpi, transmeton Klan Kosova.