Kryeministri Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Greqi, pak ditë pasi takoi në Ankara edhe Presidentin Erdogan. Media greke “Greekcitytimes”, shkruan se Erdogani i shprehu shqetësimin e tij Ramës për kalimin në Hagë të çështjes së detit me Greqinë
Pavarësisht deklaratave të liderëve gjatë takimeve se janë aty për të rritur bashkëpunimin mes shteteve, mediat në Greqi dhe Turqi e shohin këtë intensifikim të kontakteve në prizmin e marrëveshjes së detit.
Media greke “Greekcitytimes”, shkruan se Erdogani i shprehu shqetësimin e tij Ramës për kalimin në Hagë të çështjes së detit me Greqinë, raporton abcnews.al.
Po ashtu, gazetari Georgios Protopapas thekson se grekët i tremben shfrytëzimit nga Erdogani të reaksionit të brendshëm në Shqipëri kundër marrëveshjes së detit me Greqinë.
Ndër të tjera, media greke shkruan:
Kryeministri shqiptar Edi Rama u takua me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në Ankara me ftesë të këtij të fundit, duke shprehur shqetësimin e tij të thellë mbi marrëveshjen greko-shqiptare për referimin e mosmarrëveshjes së shënjimit të kufirit në Hagë.