Bekim Salihu nga GAP po vlerëson se shqiptimi i denimit ndaj Albin Kurtit nga Gjykata Themelore në Prishtinë paska ndodhur me 3 janar të vitit 2018, nga kjo kohë, deri tani, kanë kaluar tanimë tri vite
“Gabimi i juristëve dhe analistëve që po i referohen këtij rasti po bëhet kur po merret për bazë jo koha e shqiptimit të denimit, por koha e konfirmimit të denimit nga gjykata e apelit (tetor 2018) Gjykata e apelit nuk jep denim, ajo konfirmon, konteston, shkurton ose ploteson një denim që e ka shqiptuar gjykata themelore. Në të gjitha vendimet e gjykatës së apelit ndaj të denuarëve thuhet se merret parasysh edhe koha e kaluar në paraburgim (çka do të thotë se apeli e llogaritë periudhen e nisjes se një procesi, jo periudhen e përfundimit/konfirmimit të atij procesi”, ka shkruar Salihu.
Nuk ka gjykatë e cila mund t’ia ndaloj kandidimin Albin Kurtit, Donika Kadajt, Albulena Haxhiut, Faton Topallit e të tjerëve.
Kjo pasi që asnjëri prej tyre nuk është i dënuar me burg, pos me kusht, gjobë e vërejtje gjyqësore, thotë ish-kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës Fejzullah Hasani për “Syri.net”.
Pavarësisht çfarë ka thënë Gjykata Kushtetuese, profesori i së drejtës penale nuk dëshiron të komentoi vendimin e saj.
Ai për “Syri.net”, shtoi se çështjen e pasojave juridike të dënimit e cakton vetëm Kodi Penal, si te ne si në drejtësinë penale të gjitha shteteve.
Sipas KPK-së, gjykimi me kusht, me gjobë dhe vërejtja gjyqësore nuk prodhojnë asnjë pasojë juridike për personat e shpallur fajtor dhe këtë standard, të etabluar në të drejtën penale bashkohore, nuk mund ta përmbysë asnjë institucion (KQZ etj.)po as Gjykata Kushtetuese.
“Kështu që askujt, që është shpallur fajtor dhe gjykuar me dënim me gjobë, kusht, apo verejtje gjyqësore, nuk mund t’i merret e drejta pasive në zgjedhje”, tha Hasani.
Ai tha se nuk ka as Gjykatë Kushtetuese e as Gjykatë Supreme, e cila përmbys standardet të cilat janë të etabluara me të drejtën penale se dënimi me kusht, me gjobë dhe vërejtjet gjyqësore nuk mund të prodhojnë asnjë pasoj juridike.
Sipas tij çfarëdo të thotë kjo, se secili që është i dënuar me gjobë, me kusht e vërejtje, e që me një vendim gjyqësor nuk iu ka shqiptuar dënimi plotësues apo diçka tjetër, kur dihet se diçka tjetër janë pasojat plotësuese diçka tjetër është vendimi.
“Askush nuk ka të drejtë që ata ti ndaloi të marrin pjesë në procesin zgjedhor, përfshirë të drejtën aktive edhe për të votuar dhe të drejtën për tu kandiduar në zgjedhje”, tha profesori Fejzullah Hasani.
Ish-kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovë tha se i vetmi Kodi Penal është ai i cili përcakton pasojat juridike dhe asnjë kod apo ligj tjetër nuk mund ti përcaktoi pasojat juridike përpos Kodit Penal e cila është në natyrën e saj të përacktoi ato.
Sipas tij Kodi Penal jo vetëm i Kosovës, por edhe i disa shteteve tjera në mënyrë eksplicite thotë se dënimi nuk mund të ketë pasoja juridike, kur kemi të bëjmë me këtë lloj të denimeve, pra me kusht, gjobë dhe vërejtje gjyqësore.
Ai shtoi se Ligji për Zgjedhjet, e thotë se kushdo që është shpallur fajtor tri vjetët e fundit nuk mund të merr pjesë në zgjedhje e nuk mund të kandidohet, por Ligji për Zgjedhjet nuk është e thënë të thuhet nëse është dënuar me këto lloj dënimesh. Nuk është në natyrën e Kodit Penal që ta sqaroj këtë.
“Ligji është i ndërtuar për juristë që e lexojnë atë dhe ata e dijnë se kush i parasheh pasojat juridike”, tha Fejzullah Hasani.
Ish kryetari i Gjykatës Supreme, shtoi se nuk ka pas nevoj me thënë Ligji për Zgjedhjet përpos atyre që janë dënuar, sepse nuk është në natyrën e këtij ligji, por të Kodit Penal i cili përcakton pasojat juridike dhe asnjë ligj tjetër nuk mund ti përcaktoj e as që i ka përcaktuar, pos Kodit Penal.
Sipas ij nuk ka vendim të asnjë institucioni e as Gjykatës Kushtetuese e as asaj Supreme që mund të përmbys standardet që janë të etabluara të drejtën penale pë të konkurruar.
“Të gjithë ata që janë dënuar me kusht, me gjobë ose iu ka shqiptuar vërejtje gjyqësore e janë shpallur fajtor kanë të drejtë të kandiduar sipas Kodit Penal , ngase ky nuk e njeh efektetin e këtyre denimeve gjyqësore. Ndërsa pasojë juridike është kjo, kur nuk e lë dikë me kandidu”, tha profesori Hasani.
Ai shtoi se pasoj juridike është sepse nuk mund të fitoi ndonjë gradë ushtarake, nëse ka qenë i dënuar. Dënimet plotësuese janë diçka tjetër, por pasojat juridike janë këto.
Sipas standardeve esipas drejtësisë askush nuk mund ti pengoj këta persona të cilë janë të dënuar me kusht, gjobë e vërejtje gjyqësore që të kandidojnë edhe pse janë dënuar me kusht, gjobë e vërejtje gjyqësore.
“Por jashtë ligjit tek ne mund të ndodh çdo gjë. Pavarsisht se çfarë thotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e të tjerët kjo është standard krucial i drejtësisë dhe nuk mund të prodhoj pasoja juridike dënimi me kushtë, gjobë e vërejtje”, tha Fejzullah Hasani për “Syri.net”.
Ish kryetari i Gjykatës Supreme, tha se kjo nuk është se ne e kemi paraparë, por e kemi ndërtuar nga standardet e krijuara në vendet me demokraci të ndërtuar të sistemit të drejtësisë penale.