• Today is: Sunday, November 24, 2024

MAQEDONI, 2 VIKTIMA DHE 18 RASTE TË REJA COVID-19

EA
April08/ 2020

Shkup, 8 prill/ Gazeta FAKTI – Prej gjithsej 351 testeve të realizuara gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, 18 kanë rezultuar pozitiv me virusin korona(Covid-19). Me rastet e fundit numri i të infektuarve në vend shkon në 617. Sipas qyteteve shtatë raste të reja janë regjistruar në Shkup, dy në Kumanovë, katër në Prilep, një në Kavadar, një në Krushevë, një në Koçani. (2x). Gjatë natës së kaluar janë shënuar dy viktima si pasojë e virusit korona, duke çuar kështu numrin e viktimave në 28. Ashtu edhe siç raportuam më herët njëra viktimë është nga Kumanova, kurse viktima e dytë nga Kavadari.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>