• Today is: Monday, November 25, 2024

Vaksina anti-Covid përçan botën myslimane

fakti
January07/ 2021

Nga Indonezia në Indi dhe Malajzi bota muslimane aziatike është e shqetësuar për rrezikun se vaksina kineze e Sinovac kundër Covid-19 mund të përmbajë substanca jo hallall, që nuk lejohen nga ligjet islamike si për shembull ato që vijnë nga mishi i derrit.

Çështja është ngritur zyrtarisht nga Këshilli i fetarëve Ulema që po analizon të dhënat që ka në dispozicion. Vendimi do të merret para datës 13 janar, kur parashikohet dhe fillimi i vaksinimit në masë i paralajmëruar nga qeveria që ka marrë më shumë se 3 milion doza vaksinash nga Sinovac Biotech.

Nuk është ende e qartë nëse ky ndalim do të jetë në fuqi për 200 milion qytetarët e arkipelagut. Zyrtarët e ministrisë së shëndetësisë shprehen se qeveria është në pritje të vendimit të organizmit të pushtetshëm fetar, por gjithsesi në vend ka optimizëm.

Malajzia një tjetër vend islamik në juglindjen aziatike paralajmëroi se do të përdorë produktin e britanik – suedezes AstraZeneca dhe ka porositur 6.4 milion doza për fazën e parë të vaksinimit. AstraZeneca është autorizuar së bashku me “Covaxin” të indianes Bharat Biotech – dhe nga qeveria e Delhit, e cila pritet të nisë fushatën e vaksinimit tek 350 milion persona. Por pavarësisht premtimeve se këto produkte nuk përmbajnë asgjë që vjen nga kafshët, myslimanët e kontinentit i kërkojnë autoriteteve shëndetësore që në Indi të mos futet asnjëherë vaksina kineze e Sinovac.

Në dhjetor Raza Academy mblodhi në Mumbai një këshill të Ulema sunit që deklaroi një ndalim të përdorimit të Sinovac pasi mund të ketë xhelatinë derri dhe si pasojë është e ndaluar për muyslimanët. E njëjta organizatë islamike uindiane i ka shkruar Organizatës Botërore të shëndetësisë duke i kërkuar listën e përbërësve të vaksinave që po zhvillohen në të gjithë botën, por ende nuk ka një përgjigje. Por në çdo rast drejtuesit shprehen se kanë shumë besim në ilaçet e autorizuara nga qeveria indiane

Në rastin e Indonezisë e cila po përballet me krizën më të rëndë për sa i përket infektimeve, nëtë gjithë Azinë, këto kontradikta për vaksinën nuk janë të reja. E njëjta gjë kishte ndodhur dhe në vitin 2018 për vaksinën kundër fruthit. Sipas New York Times, Sinovac deklaron se vaksinat janë prodhuar pa asnjë përbërje nga derri.

Në Malajzi nuk kërkohet asnjë certifikatë, por autoritetet e Kuala Lumpur po merren me këtë problem pasi shumë myslimanë kërkojnë garancinë për një produkt që respekton besimin e tyre fetar. Duke parë shqetësimet e botës islamike, Pfizer, Moderna e AstraZeneca mohuan përdorimin e produkteve me bazë mishi derri në vaksina. Por sipas disa raporteve mjekësore xhelatina që vjen nga mishi i derrit përdoret si stabilizues për të ruajtur efikasitetin e ilaçit gjatë transportit dhe magazinimit./abcnews.al