Kongresi amerikan konfirmoi mëngjesin e së enjtes fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden, në një proces ceremonial që u ndërpre për disa orë të mërkurën pas dhunës së pashembullt në Kapitol.
Katër veta humbën jetën ndërsa mbështetësit e presidentit Donald Trump iu përgjigjën thirrjes së tij për të kundërshtuar humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Presidenti Trump ka pretenduar në mënyrë të përsëritur dhe të pambështetur se zgjedhjet ishin manipuluar.
Më shumë se gjashtë orë pas shpërthimit të dhunës, ligjvënësit rifilluan punën dhe të dyja dhomat e Kongresit hodhën poshtë një lëvizje nga aleatët e presidentit Donald Trump për të kundërshtuar certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.
Joe Biden është fitues u zgjedhjeve me 306 vota elektorale kundrejt presidentit Donald Trump që mori 232 sosh.
Zoti Biden do të inaugurohet më 20 janar.
Presidenti Donald Trump, tha se “do të ketë një kalim të rregullt pushteti më 20 janar”. Në një deklaratë të shpërndarë nga Dan Scavino, drejtor për mediet sociale, presidenti Trump the se kjo do të ndodhë “ndonëse nuk pajtohet me rezultatin”. (VOA)