Në plan të parë është thjeshtë një reklamë për shfaqje teatrale, që nuk përbën asnjë çudi për vjenezët, por këto foto kanë “trazuar” shqiptarët.
Një postim i pazakontë në Twitter ka ngjallur jo pak reagime mes shqiptarëve, ku aktori i reklamuar i ngjan frikshëm kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Rasti vjen në vëmendje nga Andi Haxhiu, i cili me humor shkruan:”Edi Rama, je i sigurt që nuk je ti ?!
Je i sigurt që nuk po bën një jetë të fshehtë si artist i Teatrit të Vjenës?
Nëse nuk jeni ju, sapo e gjetët sozinë tuaj.”