Procesi i zgjerimit është i mbushur plot me kurthe politike që pak kanë të bëjnë me përpjekjet e reformave të vendeve kandidate
“Zgjerimi i BE ka vdekur, por çfarë vjen më pas?Parimi se reformat çojnë në anëtarësimin në BE, tash më nuk gjen zbatim në vendet e Ballkanit Perëndimor,” shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Këtë askush nuk e kuptoi në Republikën e Maqedonisë së Veriore, e cila madje e ndryshoi emrin e saj me kërkesë të Greqisë në mënyrë që të mund të fillonte negociatat me BE. Sidoqoftë, vetoja greke u pasua nga ajo franceze, dhe më në fund ajo bullgare, kësaj radhe për shkak të historisë së saj dhe gjuhës së maqedonasve sllavë, shkruan FAC.
Procesi i zgjerimit është i mbushur plot me kurthe politike që pak kanë të bëjnë me përpjekjet e reformave të vendeve kandidate, thuhet në këtë analizë.. Ballkani nuk është i befasuar nga Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili e bëri të qartë në korrik 2019 në Beograd se BE nuk do të pranonte anëtarë të rinj derisa të reformohej vetë.
FAC përkujton se kjo nuk është një situatë e re – qysh në 2005, Fondacioni i Berlinit për Shkencën dhe Politikën (FNP) në edicionin e tij vuri në dukje “lodhjen në rritje të zgjerimit” dhe pyeti “A është anëtarësimi i plotë në BE me të vërtetë opsioni i vetëm për stabilizimin afatgjatë të vendeve të Ballkanit Perëndimor?”.
“Kjo pyetje është më relevante se kurdo herë”, konstaton Michael Martens, autori i analizës.
/ Gazeta FAKTI