• Today is: Friday, April 19, 2024

AFP: Maqedonia e pesta në botë sipas vdekshmërisë nga koronavirusët

fakti
January05/ 2021

Maqedonia e Veriut  është e pesta në botë për nga vdekshmëria nga Covid-19, me 121 vdekje për 100,000 banorë, sipas analizës së Agence France Presse. Para Maqedonisë është Belgjika me 170 vdekje për 100,000 banorë. Pasohet nga Sllovenia me 135, Bosnja dhe Hercegovina me 126 dhe Italia me 125.

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, janë raportuar gjithsej 85 milion e 51,970 raste. Prej tyre, vlerësohet se të paktën 54 milion njerëz janë shëruar, shkruan AFP.

Shtetet e Bashkuara u goditën më rëndë me 351,590 vdekje deri më tani nga një total prej 20,639,854. Ndiqet nga Brazili, India, Meksika dhe Italia për sa i përket vdekjeve totale.

Në SHBA 2550 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë./ Gazeta FAKTI