• Today is: Sunday, November 24, 2024

Shkodran Tolaj: Viti 2020, ishte vit i përkushtimit të plotë ndaj Ansamblit Nacional të këngëve dhe valleve popullore shqiptare në R.M.V

fakti
January04/ 2021
(Intervistë me tenorin SHKODRAN TOLAJ)

Ndër emrat më të njohur në skenën e muzikës klasike dhe muzikës së pastër shqipe, padyshim është edhe tenori Shkodran Tolaj i cili ka vepruar më tepër se një dekadë në Gjermani, derisa në pozitën e Drejtorit të Ansamblit Nacional të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka bërë revulucion.

Image

Përveç roleve të mëdha operistike botërore, Tolaj ka përformuar me sukses në veprat moderne të kohës. Vlen të përmendet paraqitja e tij në rolin e Tasilos te kopereta “GräfinMariza” e E.Kalmman, si dhe paraqitjet në dy musical, “West Side Story” të L. Bernstein (rolii Tonny) dhe “Dance of the Vampires” të Jim Steinman ( rolii Graf von Krolock). Tenori Shkodran Tolaj është cilësuar në gazetat gjermane (Baditsche Zeitung) si vokal i madh dhe i rrallë që mahnitë me zërin e tij të ardhur nga vendi i vogël i Evropës si Kosova.

Image

Në një intervistë për gazetën “Kosova Sot Online”, Tolaj përgjigjet rreth shumë pyetjeve rreth jetës, punës dhe karrierës së tij artistike, të cilat ju ftojë t’i kuptoni në vijim.

“Kosova Sot Online”: Nga pozita e Drejtorit të Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në R.M.V, keni realizuar një sërë koncertesh tematike kushtuar figurave të shquara të kulturës shqiptare, sa keni arritur ta realizoni programin tuaj gjatë këtij viti duke marrë për bazë vështirësitë që solli pandemia COVID-19?

Shkodran Tolaj: Pavarësisht vështirësive, ne arritëm të realizojmë të gjitha projektet e vitit 2020, Tre koncerte tematike: për Musa Piperkun, Trio Zajazin e Lorenc Antonin, pesë koncerte në qytete të Maqedonisë dhe dy paraqitje jashtë shtetit:Mali i Zi dhe Kosovë! Ishte një vit studies por falë përkushtimit dhe insistimit që ta shfrytëzojmë çdo sekond për rritje artistike të institucionit arritëm që tia dalim të evidentohemi si institucion i rrallë me realizim të plotë të programit për çfarê jam i lumtur dhe falemnderues ndaj bashkëpunëtorëve, mediave dhe publikut që na kanë mbështetur parezervë!

Image

“Kosova Sot Online”: Duke u ndërlidhur me pyetjen e parë, cilin koncert tematik të organizuar nga Ansambli Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare në R.M.V do ta cileësonit si më të arririn profesionalisht?

Shkodran Tolaj: Nuk mund ti ndajë për arsyen se secili kishte specifikat e veta: Musa Piperku një kompozitor i perlave”evergrenn”, Lorenc Antoni një figurë e muzikës klasike dhe folklorit shqiptar i cili themeloi institucionet e para të kulturës apo Trio Zajazi grup identifikues i tabanit tonë të pasur autokton. Do veçoja vallen “Malësorja” që nga një suitë u adaptua në valle me orkestracion nga Edon Ramadani e Koreografi nga Artan Ibershimi që ishte një gjetje artistike shumë origjinale.

Image

“Kosova Sot Online”: Pas një analize keni konstatuar se në “Fest 59’, këtë vit kishte këngë të bukura, por a ishte e denjë kënga fituese “Karma” nga Anxhela Peristeri për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong?

Shkodran Tolaj: Për mua ishte këngë e bukur por që nuk do shkojë larg në “Eurosong”. Është një këngë ballkanike që e kanë provuar dhe tjerë para saj. Jam shprehur publikisht që për mua këngë moderne, me element autokton që kishte gjitha elementet pêr “Eurosong” përfshirë edhe vokalin fantastik të Këngëtares ishte “Zjarr” nga Era Rusi me autorësi të Enis Mullait.

“Kosova Sot Online”: Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji?

Shkodran Tolaj: Natyrisht ambienti i fshatit dhe bisedat në Oda të burrave ende i kam të freskëta kurse momentin që do e mbaj mend është blerja e çiftelisë së parë pas shumë lutjeve që i bëra babës. Natyrisht sot ka ndryshuar gjithçka posaqërisht pas vdekjes së babait për të cilin kam mall e mungesë çdo ditë!

Image
Image

“Kosova Sot Online”: Bashkë me bashkëshorten tuaj Besiana Mehmedin keni realizuar disa duete e popturi me këngë të ndryshme, por cilat mbeten më të dashura për ty?

Shkodran Tolaj: Të gjitha përzgjedhjet e dueteve dhe potpurive janë të dashura por Dueti më i dashur mbetet “Të kam pritur” kompozim i Adrian Hilës që ishte fituese e çmimit prestigjioz “Nexhmije Pagarusha” në Tv Klan.

Image

“Kosova Sot Online”: Gjatë vitit 2020 u shuan fizikisht artistët që lanë gjurmë në muzikën shqipe si: Nexhmije Pagarusha, Ismet Peja e Shahindere Bërjalolli, a është momenti i fundit që shteti t’i kushtojë vëmendje më shumë artistëve?

Shkodran Tolaj: Natyrisht. Shteti dhe institucionet e kanë obligim tu kushtojnë vëmendje gjatë jetës për një jetë dinjitoze.

Image

“Kosova Sot Online”: A keni planifikuar ndonjë këngë të re, pse jo edhe ndonjë album gjatë vitit 2021 ?

Shkodran Tolaj: Padiskutim që po, megjithatë viti 2020 ishte vit i përkushtimit të plotë ndaj Ansamblit Nacional të këngëve dhe valleve popullore shqiptare në ngritje dhe avancimin e domosdoshëm institucional. Jam munduar qê bagazhin,dijen, njohjet ti shfrytëzoj në të mirën institutionale.

Intervistoi: Armend Preteni

Image

Image

Image