• Today is: Thursday, April 25, 2024

Ilaçi i ri kundër Covid-19 ka mbërritur në Maqedoni

fakti
January03/ 2021

Shkup, 3 dhjetor/ Gazeta FAKTI – Ilaçi Ivermectin, i cili përdoret për të trajtuar pacientët e infektuar me koronavirus, do të arrijë të hënën në Maqedoni. Agjencia e barnaves MALMED u dha dritën jeshile tregtarëve me shumicë që të mund ta sjellin atë në vend.

Epidemiologët i kanë rekomanduar që ilaçi Ivermectin, i cili ka vite që përdoret në shërbimin tonë veterinar, të bëhet pjesë e terapisë për trajtimin e pacientëve me simptoma të koronavirusit, sepse studimet nga vendet perëndimore kanë treguar se ka dhënë rezultate të shkëlqyera.

Drejtori i Agjencisë së barnave MALMED , Lirim Shabani, thotë se ky është një lajm i mirë sepse është një ilaç i lirë,  dhe uk dihej nëse do të kishte interes për import.

Ivermectin është një ilaç që nuk prodhohet në vend dhe madje nuk ishte regjistruar këtu. Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka miratuar këtë ilaç.