Shkup, 3 janar/ Gazeta FAKTI – Ministri Osmani, siç kumtoi MPJ, në vetë fillimin e vitit të ri, dërgoi letër deri te ministret e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Shqipërisë Ekaterina Zaharieva dhe Olta Xhaçka, përmes së cilës propozon iniciativë të re multidisiplinare , platformë politike përmes së cilës mund të intensifikohet dhe thellohet bashkëpunimi i ndërsjell, si interes strategjik për të tre shtetet.Përshpejtimi i projekteve investuese infrastrukturore, energjetike dhe të komunikacionit përgjatë Korridorit tetë, ndërtimi i platformës politike për përparim të bashkëpunimit të ndërsjellë, intensifikimi i këmbimit politik, ekonomik, kulturor, i sigurisë dhe shoqëror janë pjesë e “Iniciativës 8”, e cila është propozim platformë për bashkëpunim trilateral ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Shqipërisë të cilën e dërgoi ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani deri te homologët e tij nga këto shtete, lajmëron MIA.
“Iniciativa 8” parasheh bashkërendim trilateral dhe bashkëpunim për mbështetje të projekteve investuese përgjatë Korridorit tetë. Mënjanimi i arsyeve për anulim të përhershëm të këtyre projekteve do të paraqesë impuls pozitiv për bashkëpunim plotësues politik, ekonomik, kulturor, të sigurisë dhe shoqëror ndërmjet tre vendeve, do të ketë kontribut adekuat edhe në përparimin e bashkëpunimit të tërësishëm dhe përforcimin e sigurisë në rajon, ndërsa do të ketë ndikim të veçantë edhe mbi qëllimin e përbashkët për perspektivat evropiane të gjithë rajonit.
“Në bazë të qëllimit tonë për përshpejtim të projekteve infrastrukturore, energjetike dhe komunikacionit përgjatë Korridorit tetë, të ndërtojmë pëatformë politike e cila do të paraqesë forum plotësues për përparimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, intensifikim të këmbimit politik, kulturor, të sigurisë, ekonomik dhe shoqëror, që gjithsesi do të rezultojë edhe me përforcim të besimit ndërmjet popujve tanë, si shtyllë bazë në ndërtimin e miqësisë së ndërsjellë afatgjate”, shkruan në letrën e Osmanit deri te Zaharieva dhe Xhaçka.
Shkupi propozon platformën “Iniciativa 8” për Tiranën dhe Sofjen
