Kampionja e botës Fabiana Bytyqi, në kategorinë WBC është dignostifikuar me virusin Covid-19.
Lajmin për Kosova Boxing e ka bërë babai i Fabianës, Fabian Bytyqi, i cili poashtu njejtë sikur se vajza e tij edhe ai është prekur me virusin vdekjeprurës.
“Ka dy javë që jemi duke u përballur me këtë virus tani global. Për shkak se kemi qenë të dytë me këtë sëmundje i kemi ikur mediave duke ditur se do të kemi presion të vazhdueshëm”.
Të dytë tani ndjehën mirë dhe së shpejti pritet ti kthehen jetës normale.
“Fabiana është më mirë se unë. Ajo po kurohët në shtëpi dhe është pranë shërimit ku për tre-katër ditë do të bëjë testin e fundit duke u siguruar se është shëruar plotësisht. Ndërsa unë gjindem në spital qe 12 ditë dhe dita-ditës po e marr vetën dhe jam shumë mirë. Shpresoj se edhe unë do të lëshohem shpejt nga spitali, ndoshta për një javë, ose deri dhjetë ditë”, raporton KosovoBoxing përcjell Klan Kosova.
Babai i boksierës falënderon stafin mjekësor të cilët u përkujdesën maksimalisht për të.
“Dua ti falenderoj, kanë bërë më të mirën për mua duke u përkujdesur më së miri. Por, jo vetëm për mua, por për të gjithë që jemi këtu të shtrirë”.
Kampionja e botës në boks Fabiana Bytyqi, pozitive me koronavirus
- Leave your comment