Për shkak të dëmtimit të shtigjeve të skijimit, si pasojë e kushteve të pafavorshme të motit, teleferikët e shtuna nuk funksionojnë, informon qendra e skive Kodër të Diellit në Malin Shar.
Ata shpjegojnë se këto ditë bora është shkrirë dhe janë zvogëluar ndjeshëm shtresat e borës, dhe nuk ka reshje të reja.
“Ne informojmë adhuruesit e skive se Qendra e Skijimit Kodra e Diellit nuk do të funksionojë për shkak të kushteve të pafavorshme klimatike nga të cilat dëmtohen pistat e skive. Ne jemi në pritje të reshjeve e bores dhe do t’ju informojmë me kohë për çdo ndryshim të situatës,” njofton Qendra e Skijimit në Kodër të Diellit.