• Today is: Sunday, November 24, 2024

PULLË E RE POSTALE ME PORTRETIN E PARASHQEVI QIRIAZIT

fakti
December27/ 2020

Drejtori i ITSHKSH, Dr. Skender Asani, shprehet tejet i kënaqur që ky vit i pasur me aktivite, si qershia mbi tortë, po mbyllet me emrin e Parashqevi Qiriazit, portreti i së cilës tash e tutje do të jetë i gdhendur në memorien e njerëzve përmes kësaj pulle postale

Shkup, 27 dhjetor – Filatelia e Maqedonisë së Veriut pasurtohet edhe me një pullë të re postale. Me propozim të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe në bashkëpunim me nga Institutin e Studimeve Shqiptare Protestante nga Tirana, Posta e Maqedonisë së Veriut do të lëshojë në qarkullim një pullë postale me portretin e Parashqevi Qiriazit.

Me këtë rast, drejtori i ITSHKSH, Dr. Skender Asani, i cili ishte edhe anëtar i Këshillit të Filatelisë së Maqedonisë së Veriut, shprehet tejet i kënaqur që ky vit i pasur me aktivite, si qershia mbi tortë tortë, po mbyllet me emrin e Parashqevi Qiriazit, portreti i së cilës tash e tutje do të jetë i gdhendur në memorien e njerëzve përmes kësaj pulle postale.
“Detyrimin tonë moral e qytetar ndaj iluministes dhe veprimtares së shquar Parashqevi Qiriazi, po mundohemi ta shlyejmë duke e bërë emrin e saj pjesë e mendësisë dhe mbamendjes sonë kolektive, siç është edhe kjo pullë postale, e cila do të qarkullojë në mbarë botën dhe me këtë do të përhapë imazhin e një figure të shquar të kombit tonë. Ne si ITSHKSH sivjet kemi organizuar disa aktivitete shkencore e kulturore në kuadër të Ditëve të Alfabetit, ku Parshqevi Qiriazi dhe gratë tjera shqiptare, ishin lajtmotivi i këtij angazhimi, që si synim kishte nxjerrjen në pah të vlerave dhe kontributeve madhor të tyre në avancimin e çështjeve  që lidhen drejpërdrejt me zhvillimin dhe kultivimin e trashëgimisë sonë kulturore, arsimore e diplomatike. Ky vit që po lëmë pas do të mbahet mend edhe për një ngjarje mjaft impresive që u zhvillua më 17 dhjetor në selinë e UNESCO-s në Paris, ku u shfaq premiera e dokumentarit kushtuar Parashqevi Qiriazit, në 50 vjetorin  e vdekjes së saj, i përgatitur nga ITSHKSH në bashkëpunim  me Ministrinë e Kulturës dhe  Institutin e Studimeve Shqiptare Protestante”, nënvizoi Dr. Asani.