• Today is: Saturday, April 27, 2024

Besiana Mehmedi shënon 20 vjetorin e karrierës

fakti
December26/ 2020

Duke e pasur si model babanë e saj, Qani Mehmedin – publicist dhe gazetar i njohur, këngëtarja Besiana Mehmedi u rrit me frymën intelektuale dhe dashurinë ndaj mëmëdheut.

Përveçse këngëtare profesioniste, Besiana është dhe profesoreshë dhe gazetare e njohur në trevat shqipfolëse, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Me rastin e 20 vjetorit të Karrieriës, ajo ka mbajtur një koncert për ta shënuar këtë datë të rëndësishme të jetës së saj, të cilën e ka quajtur edhe mbrëmje plotë emocion.

Image

Një mbrëmje plot emocion! 20 vite përpjekje për më të mirën në profesion

Falemnderime përtej largësive për Qani Mehmedin që më mësoi ta dua profesionin, familjen, Uskanën dhe atdheun, Shkodran Tolaj- për mbështetje në rrugëtimin tim jetësor e profesional, Avni Qahili- për 20 vite bashkëpunim, Shkëlzen Baftiari- pianist që kam fatin ta kem bashkëpunëtor, Valmir Aziri- që mbështet kulturën dhe ndjenë artistin, Fatmir Dehari për vlerësimet dhe emocionin që më krijove, Ardita Dani- mike që mbështet femrat në karrierë,

Image

Sami Piraj kompozitori im i parë , Labinot Berisha për nderime nga ana e M. kulturës- Kosovë, kolegë: mik dhe artist i madh Reshat Ameti, Slavica Galic- kolege dhe primadona e Operës, Zana Shuteriqi pedagoge që ndikoi në formimin tim. Falemnderit ish studentëve Vigan e Korab Ajdari, Endrit Ahmeti e Ebrar Mazari për realizimin e kërkesave të mia. Falemnderit tv Uskana, Gurra, tv2 Gostivar dhe TVM2. Falemnderit për bashkëpunim drejtorit të Pallatit Mazllam Osmani. Falemnderi Bejza Abdiu për fotografitë e mrekullueshme!
Falemnderime për Keka F Mahmudi dhe “Menakom”
Falemnderit njerëz të mirë të vendit tim që në kohë të pakohë më befasuat me prezencën tuaj! Ju mbeteni familja ime e shtrenjtë.

Image