• Today is: Saturday, April 27, 2024

TË DIELEN, BORË MBI KOSOVË

fakti
December26/ 2020

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë gjatë ditës së nesërme.

IHMK ka bërë të ditur se nesër në vendin tonë do të ketë reshje shiu dhe bore.

Reshjet e borës pritet të biejnë në viset malore.

“Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Reshje bore pritet të bie kryesisht në zonat malore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme por dominues do të mbetet jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në komunikatën e IHMK-së. /Gazeta FAKTI