Presidenti i Grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank, Z. Kadri Morinaj, në bashkëpunim me Kryetarin e Bashkisë Gramsh, Z. KlodianTaçe, u kanë kthyer shpresën një familjeje në vështirësi ekonomike në rrethin e Gramshit.
Para 6 muajsh babai i 5 fëmijëve humbi bashkeshorten. Në një banesë thuajse të pabanueshme dhe në vështirësi të mëdha ekonomike, e gjithë familja u gjend në mëshirë të fatit. Ata jetonin në një fshat të largët të rrethit të Gramshit, në kushte të mjerueshme dhe në luftë për mbijetesë. Motra e babait prej shumëvitesh është e paralizuar dhe kujdesi për të ka qenë I vazhdueshëm nga e gjithë familja.
Gjatë fushatës sës hpërndarjes së ndihmave për familjet në nevojë, arritëm edhe pranë kësaj familje për ta ndihmuar. Ishte një indicia nga Z. Taçe gjatë një bisede me Z. Morinaj, për t’u gjetur një strehë kësaj familjeje në Gramsh. Menjëherë u vunë në lëvizje të gjitha ingranazhet për të akomoduar këtë familje. Kryetari i Bashkisë arriti të akordojë një tokë në qytet dhe Z. Morinaj u angazhua personalisht për ta ndërtuar këtë shtëpi dhe per të realizuar këtë mrekulli për atë familje me 5 jetimë.
Ishte mesi i prillit kur nisi ky project për të ndërtuar shtëpinë. Pas një akordimi dhe angazhimi maksimal me firmën e kontraktuar të ndërtimit, banesa prej 150 m2 u arrit ta ngrihet brenda 3 muajve, duke përfshirë edhe mobilimin total.
Dita e Kurban Bajramit do të ngulitet gjatë në memorien e kësaj familjeje, si dita kur nga asgjë që kishin, atyre iu dhurua një shtëpi me parametrat më bashkëkohorë prej 150 m2.
Urojmë që ata 5 fëmijë të rriten të lumtur dhe të marrin drejtimin e duhur në jetë dhe shoqëri.
Gëzuar Kurban Bajramin dhe Zoti i bekoftë shqiptarët!