Republika e Maqedonisë së Veriut do të dërgojë një kontingjent ushtarak në Kosovë brenda fundit të vitit.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes në Shkup, sipas të cilës 45 ushtarë do të angazhohen përkrah trupave të misionit të KFOR-it.
Maqedonia e Veriut u bë zyrtarisht anëtarja e 30-të e NATO-s më 27 mars dhe sipas Institutit të Studimeve Strategjike, aktualisht ka 8 mijë ushtarë në radhët e forcave të saj të armatosura.