Gjatë e pandemisë Ansambli po punon që të ketë gati repertorin 60 minutësh premierë për koncertin e kompozitorit Musa Piperku, që do të shfaqet shumë shpejtë dhe është pjesë e programit vjetor të miratuar nga Ministria e Kulturës.
Kur institucionet bëhen simbol suksesi dhe në gjendje të jashtëzakonshme, Ansambli Nacional i këngëve e valleve shqipe në RMV është model për institucionet në rajon Periudha e pandemisë ndonëse çdo institucion e gjeti të papërgatitur, në një gjendje sfiduese për punonjësit e posaqërisht drejtuesit e tyre, Ansambli nacional i këngëve e valleve popullore shqipe, arriti që të mbajë përgjegjësinë e rëndë të rrethanave duke filluar i pari në rajon me punën sipas platformës- online. Në këtë mënyrë gjatë muajit mars, prill, maj deri në fund të qershorit kur u mor leja nga Ministria e Kulturës sipas Rekomandimeve të Qeverisë dhe Komisionit për sëmundje ngjitëse për të filluar punën normalisht, ky institucion ka realizuar dhjetëra video senzibilizuese për opinionin me një ndikim të jashtëzakonshëm me moton “Qëndroni në shtëpi” të transmetuara në faqen e ansamblit.
Vallëtarët kanë punuar literaturë të rëndësishme profesionale duke mbajtur vehten në kondicion, instrumentistët dhe solistë kanë arritur të realizojnë audio e video projekte online si “Dasma e malësorit”, “ Kosovarja e bukur”, “Këngë moj” përkthyer dhe në anglisht me titull “Triuph of life”, “jusuf Xhelili” të cilat u përlqyen shumë nga opinioni dhe artdashësist. Poashtu çdo të shtunë përmes kanalit në youtube është dhënë program i rregullt nga repertoari i ansamblit shfaqur gjatë vitin 2019 dhe fillim i vitit 2020. Është e rëndësishme të ceket se kjo punë serioze dhe e pandalshme ka bërë që gjatë e pandemisë Ansambli të arrijë të ketë gati repertorin 60 minutësh premierë për koncertin e kompozitorit Musa Piperku që do të shfaqet shumë shpejtë dhe është pjesë e programit vjetor të miratuar nga Ministria e Kulturës. Për këtë koncert nga fillimi i korrikut po bëhen përgatitjet finale në provat që po zhvillohen konform të gjitha rekomandimeve dhe masave mbrojtëse!
Koncerti premierë do të jetë kurorëzim i punës së pandalshme të institucionit gjatë rrethanave të jashtëzakonshme andaj mund të themi se kur ekziston dëshira dhe vullneti rrugën e suksesit nuk e ndal asgjë. Ansambli nacional i këngëve e valleve popullore shqipe përkundër të gjitha vështirësive e pengesave është bërë simbol i suksesit dhe model për institucionet në rajon!