• Today is: Sunday, November 24, 2024

KUSH PO NA E LËNDON KUJTIMIN PËR HASAN PRISHTINËN?!

fakti
July20/ 2020

Shkruan Mehmet PRISHTINA

Vitet po ikin, ndërkohë që sakrifica  dy dekadeshe e familjes për të ringjallur kujtesën e vlerave unike te patriotit Hasan Prishtina,u realizua. Njëherësh, në perpjekjet për të shkundur pluhurin e harresës nga salla e historisë dhe e arkivave boterore, u bërealitet.

Thonë se ka dy lloj amanetesh varësisht nga pesha dhe përmbajtja. Ka amanet të mire, të cilin duhesh ta realizosh,  kurse te keqin ta harrosh! Sot fale angazhimit, sakrificës dhe kontributit personal, kemi shtatoren e Hasan Prishtines në Prishtinë-Shkup-Tiranë. Kemi emërimin e Universitetit nga UP, në Hasan Prishtina, janë botuar me dhjetëra libra dhe studime , është mbajtur për herë te parë një akademi përkujtimore nëlidhje me vrasjen e Hasan Prishtines në Selanik, mu në vendin e ngjarjes në rrugen Tsimiski-Vogaxhikou dhe në shtepinë e tij nëSelanik.

Sot vërejmë tendenca për të denigruar frymën hasaniste dhe fshehur figuren e udhërrefyesit model të qytetërimit, kulturës, dijes, lirisë,barazisë dhe demokracisë – patriotit elitar Hasan Prishtina.

Në vazhdën e këtyre denigrimeve po vërejmë se Prishtina e mban të izoluar brenda grilave ne oborrin e Rektoratit te Universitetit mbishkrimin “Hasan Prishtina”, duke mos lënë edhe mundësinë e komunikimit me popullin.

Në anën tjetër Tirana e ka fshehur statujën e Hasan Prishtinës, duke e izoluar me drunj dhe shum pak njerëz mund t’i qasen dhe ta dijnë vendndodhjen e kësaj statuje, kurse kulmi i këtij denigrimi po ndodhë këtyre ditëve   në Shkup. Aty ku u prit me lot gëzimi Hasan Prishtina, tani po izolohet me beton duke ia futur hekurat ne distancë 2 m. pas shpine!

Gjithkund në botën e qytetëruar, perveç se te ne, vendndodhjet e statujave dhe permendoreve mirëmbahen dhe shndërrohen  ne pika referimi e takimi. Ato janë simbole të një qyteti, dhe në këtë mënyre shprehet me se miri respekti për figurat kombetare, ku zakonisht kujdesi i komunave është maksimal në kultivimin e parqeve dhe lulishteve pranë përmendoreve të tyre.

Ne edhe për së vdekuri po i përdhosim figurat tona kombëtare dhe kjo flet për injorimin qe ia bejme të kaluarës sonë të lavdishme. Fundja unë gjithë keto statuja të Hasan Prishtines kam mund t’i vendosi në oborrin e shtepisë sime. Por ky nuk ka qenë qellimi i misionit tim. Unë bashkë me familjen time kemi dashur t’i dhurojme brezave një kujtim që do të ngelet i pashlyer nga memorja. Mirëpo tani me këto bastardhime qe po behen e kam vështirë ta kuptoj se si do te ruhet kjo kujtesë.

Mallkuar qofshin të gjithë ata qe me veprime të tilla keqbërese mundohen të na e lëndojnë kujtesën tonë!