Aleksi ia lë kile Hotit në Bruksel. Hoti, si jabanxhi, i gëlltit foret e rivalit, përgjigjet në gjuhën e tij, vajti kthinave siç i diktoi ai… Politikanët tanë assesi, në asnjë mënyrë s’bën të bien në pozitën inferiore kur kanë punë me palën serbe.
———————————————————
Nga Agim Muhaxheri
Përgjigjja e kryeministrit tonë, Avdullah Hotit – drejtuar presidentit serb Aleksandër Vuçiqit – “razumem” u bë lajm.
Me këtë “cikërrimë” që s’është cikërrimë u morën analistët e opinionistët në studiot televizive.
Hoti tregohet diletant në diplomaci.
Mbase kjo flet për gjestin e tij të ulët në politikë dhe fushën e diplomacisë.
Në diplomaci flasin f j a l ë t, gjestet, mimika, gjuha e trupit sipas asaj: Kush kujt ia lë kile !
Takimi “inter partes” ndërmjet Hotit e Aleksit (Vuçiqit), në selinë e BE-së në Bruksel, ishte një provokim ndaj këtij të parit.
Provokim ndaj shtetit të Kosovës.
Aleksi iu drejtua Hotit:
“Pričaš ti srpski” ?
Hoti përgjigjet në gjuhën e tij:
“Razumem” (kuptoj).
Përse ?
Përse Hoti e ha karremin e këtij provokatori arrogant. Në vend se të hesht apo t’i drejtohet në gjuhën shqipe:
A flet ti shqip ?
Aleksi e bëri gjimnastikën në diplomaci për të treguar se është më i madhi, supremi.
Ky imiton paraardhësin e tij, kasapin e Ballkanit, Milosheviqin, Nikoliqin, Drashkoviqin, Daçiqin…
E di Aleksi apo s’e di, serbishtja është gjuhë e vogël.
I ka vdekur nana gjuhës së tij – si “dërzhavni jezik” (gjuhës shtetëtore) në Kosovë.
Kosova është shtet, i pëlqeu apo jo Aleksit.
Me Kosovën mund të flet vetëm si palë e barabartë.
Serbishtja është gjuhë e vogël. Të parët e Greqisë së lashtë – pellazgët, kanë folur shqip.
Hoti u gjend në pozitë të jabanxhiut. Këtë ia imponoi Aleksi duke i dhënë “përparësi” se në cilën kthinë duhet të shkoj…
Sillet ai si të ishte në Beograd, jo në Bruksel.
Politikanët tanë assesi, në asnjë mënyrë s’bën të bien në pozitën inferiore kur kanë punë me palën serbe.
Kush është Aleksi t’i thuhet “razumem” ?