Këshilli Europian ka azhurnuar listën e vendeve jashtë BE-së, për të cilat do të hapen kufijtë dhe do lejohet udhëtimit.
Kufijtë mbeten të mbyllur për Shqipërinë dhe gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa BE ka parë të arsyeshme që të lejojë qytetarët e Marokut, Ruandës, Tunizisë, Gjeorgjisë, etj., që të udhëtojnë lirshëm në union pasi kanë përmirësim të treguesve në lidhje me koronavirusin.
Vendet me të cilat u hapën kufijtë nga data 16 korrik janë:
Algjeria
Australia
Kanadaja
Gjeorgjia
Japonia
Maroku
Zelanda e Re
Ruanda
Korea e Jugut
Tajlanda
Tunizia
Uruguaji
Kina, subjekt i konfirmimit të reciprocitetit
Banorët e Andorrës, Monakos, San Marinos dhe Vatikanit duhet të konsiderohen si banorë të BE-së.
Lista do të përditësohet përsëri pas 2 javësh. Duke filluar nga 1 korriku, shtetet anëtare të BE-së filluan gradualisht të heqin kufizimet e udhëtimit për banorët e disa vendeve të treta.