• Today is: Thursday, April 25, 2024

Kosova dhe Serbia rifillojnë dialogun me vështirësi

fakti
July17/ 2020

« Beogradi nuk e njeh pavarësinë e shpallur në vitin 2008 nga ish provinca e saj jugore, kryesisht e populluar nga shqiptarë. Shumica e marrëveshjeve të standardizimit të lidhura në 2013 mbetën një letër e vdekur, » përcjellë shkrimin e ATS, më 16 korrik 2020 edhe swissinfo.

Serbia dhe Kosova rifilluan dialogun me vështirësi të enjten në Bruksel pas muajve të ndërprerjes dhe krizave të përsëritura. Rruga për normalizimin e marrëdhënieve të tyre është e shtruar me pengesa.

Shpresa për një dialog konstruktiv të shprehur nga kreu i diplomacisë evropiane, (mlh)nga spanjolli Josep Borrell, lehtësues i këtij takimi midis vëllezërve armiq, nuk duket se është realizuar ende. Një takim i ri është planifikuar për në shtator, njoftoi përfaqësuesi i tij për rajonin, sllovaku Miroslav Lajcak, në përfundim të takimit.

Diskutimet u përqëndruan në fatin e të zhdukurve, të zhvendosurve dhe kushtet e jetesës për të kthyerit, pika të rëndësishme për pajtimin, tha ai. “Diskutimet do të vazhdojnë në nivelin e ekspertëve në Bruksel javën e ardhshme,” tha ai.

Dallime “shumë të mëdha”

“Ne po flasim. Ka përparim,” siguroi Kryeministri kosovar Avdullah Hoti. “Objektivi është njohja e ndërsjellë dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë,” këmbënguli ai. (MLH)Por prezantimi i rezultateve të takimit nga Presidenti serb Aleksandar Vucic ishte larg pajtimit.

“Ne duhet të përpiqemi të jemi të drejtë, dhe me të vërtetë të përpiqemi të zgjidhim disa nga problemet, sepse duhet të jetojmë së bashku dhe me shqiptarët për 100, 200, 300 vitet e ardhshme, dhe ne duhet t’i zgjidhim këto (problemet) në një mënyrë racionale dhe realiste. Sa më shpejt t’i zgjidhim ato, aq më mirë do të jetë “, tha ai.

“Por është e qartë që ndryshimet janë shumë të mëdha për momentin, në lidhje me të gjitha pyetjet e rëndësishme dhe strategjike,” tha ai. “A është bukur të ulesh në skajin tjetër të tryezës përballë Hotit dhe të dëgjosh dërdëllisjen e tij, duke thënë se ata janë viktimat e vetme dhe se ne jemi të vetmit njerëz të këqij? Jo”, lançoi presidenti serb

“Unë mendoj se ai (Hoti) përmendi ‘dy shtete” 20 herë, por gjithmonë jam përpjekur t’u them atyre se njëra është shteti dhe tjetra është një provincë autonome, “tha Vucic. Më shumë se dy dekada të vjetra, të pazgjidhshme që nga vitet e fundit të luftërave që shkatërruan ish-Jugosllavinë (1998-99), (MLH)konflikti midis serbëve dhe kosovarëve mbetet një rrezik për stabilitetin e Kontinentit të Vjetër.

Pavarësia, shkaku i ndarjeve

Beogradi nuk e njeh pavarësinë e shpallur në vitin 2008 nga ish provinca e saj jugore, kryesisht e populluar nga shqiptarë. (MLH)Shumica e marrëveshjeve të standardizimit të lidhura në 2013 mbetën një letër e vdekur.

Kosova njihet si një shtet i pavarur nga shumica e perëndimorëve, por pesë nga 27 anëtarët e BE (Spanja, Rumania, Greqia, Qiproja dhe Sllovakia) e refuzojnë këtë njohje dhe as Rusia e as Kina nuk e kanë pranuar atë gjë që de facto mbyll dyert e OKB për këtë territor prej 2 milion banorësh. (MLH)Nga ana serbe, dosja është një pengesë në procesin e anëtarësimit në BE.

Takimi i Brukselit është takimi i parë zyrtar që nga pranvera e vitit 2019 dhe dështimi i një samiti në Berlin midis Aleksandar Vucic dhe homologut të tij kosovar Hashim Thaçi. (MLH)Një figurë qendrore në politikën kosovare që nga pavarësia, kjo e fundit është jashtë lojës për shkak të akuzave për krime lufte ndaj tij.

Në luftën e Kosovës ishin vrarë shumë se 13,000 njerëz, shumica prej tyre shqiptarë. Ajo përfundoi kur një fushatë e bombardimeve perëndimore detyroi forcat serbe të tërhiqeshin.

Përkthimi dhe përshtatja: Mirishahe Limani Hiler

Fotografia e Mirishahe Limani Hiler