• Today is: Monday, November 25, 2024

LSDM DHE BDI FITUESE TË ZGJEDHJEVE NË MAQEDONINË E VERIUT

fakti
July16/ 2020

Partia që ka fituar më shumë deputetë shqiptar është BDI, që është njëkohësisht edhe çelësi për formimin e qeverisë së ardhshme.

Shkup, 16 korrik/ Gazeta FAKTI – Nga partitë shqiptare, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, BDI ka siguruar 11.57 për qind të votave kurse opozita e drejtuar nga koalicioni Aleanca dhe Alternativa kanë marrë 8.79 për qind të votave. Partia e krahut të majtë “Levica”, ka fituar 3.96% për qind të votave, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit 1.48% për qind

 

LSDM do të fitojë mandatin për të formuar një qeveri të re

 

Nga përpunimi i 93.96 për qind të vendvotimeve, LSDM-ja e udhëhequr nga Zoran Zaev ka fituar 36.13% e pasuar nga VMRO DPMNE e Hristijan Mickovskit me 34.65%.

Rezultatet përfundimtare pritet të shpallet gjatë ditës së enjte.

Në bazë të këtyre rezultateve Zoran Zaev (LSDM) do të fitojë mandatin për të formuar një qeveri të re.

Sipas Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut pjesëmarrja në votime deri në orën 20.30 ishte 50.86 për qind.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Facebook se zgjedhjet ishin të qeta.

“Pavarësisht se kush do të fitojë, pres që të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor t’i urojnë njëri-tjetrit, siç i takon një vendi demokratik”, ka shkruar Pendarovski.

Në këto zgjedhje për herë të parë që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut në vitin 1991, u krijua një koalicion parazgjedhor midis një partie maqedonase dhe një partie nga blloku shqiptar. LSDM dhe Lëvizja Besa garojnë së bashku në këto zgjedhje.

Fushata zgjedhore u shënua nga premtimet ekonomike për paga dhe pensione më të larta, projekte të infrastrukturës si dhe mesazhe nacionaliste dhe lëshim pothuajse të përditshëm të regjistrimeve të paligjshme audio dhe video, në të cilat aktorët politikë dyshoheshin se ishin kapur në biseda të dyshimta për krim dhe korrupsion. Akuzat janë zhvilluar kryesisht mes VMRO-së dhe LSDM-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim në këto zgjedhje doli me idenë e një kryeministri të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut ndërsa opozita shqiptare me moton “Tash është koha për ndryshim”.

Procesi zgjedhor u mbikëqyr nga 2,508 vëzhgues vendor dhe 98 të huaj. Për zgjedhjet, përveç gazetarëve të akredituar vendor, po raportojnë edhe 55 media ndërkombëtare.

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut ishin paralajmëruar nga ish-kryeministri Zoran Zaev, që në dhjetor të vitit 2019 pasi ky vend arriti të marrë datën e fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian, pavarësisht zbatimit të marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit nga Maqedoni në Maqedoni e Veriut.

Shqiptarët  fitojnë 31 deputetë

Partia që ka fituar më shumë deputetë shqiptar është BDI, që është njëkohësisht edhe çelësi për formimin e qeverisë së ardhshme.

Më poshtë gjeni të radhitur emrat e deputetëve të ri të Bashkimit Demokratik për Integrim:

Zona 1:

Izet Mexhiti

Arben Ziberi

Zona 2:

Arbër Ademi

Berat Ajdari

Merita Koxhaxhiku Zona 5:

Talat Xhaferi

Ismail Jahoski

Arbana Pasholli

Zona 6:

Ali Ahmeti

Florin Besimi

Arta Bilalli-Zendeli

Naser Nuredini

Bajram Rexhepi

Vjollca Latifi Ademi

Bajram Kadrija

 

Koalicioni në mes ASH dhe Alternativës në zgjedhjet e djeshme parlamentare ka fituar gjithësej 12 deputet.
Në njësinë e parë zgjedhore ka fituar 2 deputet, në njësinë e 2 zgjedhore 3 deputet, në njësinë e 5 zgjedhore 1 deputet dhe në njësinë e 6 zgjedhore 6 deputet, informon portali “tetova1”.
Sipas rezultateve të deritashme, Aleanca për Shqiptarët ka fituar 8 deputetë kurse Alternativa 4 deputetë.

Ja lista e deputetëve të koalicionit ASH-AAA

Njësia 1: Skender Rexhepi (AAA), Abdulla Saliu (ASH)

Njësia 2: Afrim Gashi (AAA), Elmi Aziri (ASH), Safije Sadiki (AAA)
Njësia 5: Syrja Rashidi (ASH) dhe Remzi Memedi (ASH)
Njësia 6: Zijadin Sela (ASH), Adnan Neziri (ASH), Ilire Dauti (ASH), Hysni Ismaili (AAA), Halil Snopçe (ASH) dhe Artina Qazimi (ASH).

Kur mblidhet Parlamenti i ri?

Seanca konstitutive eParlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të mbahet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve, ndërsa seanca thirret nga kryetari i përbërjes së mëparshme, gjegjësisht Talat Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kuvendi do të përbëhet nga 120 deputetë, të cilët përfaqësojnë qytetarët dhe vendosin sipas bindjeve të tyre.

Sipas Kushtetutës, anëtarët e Parlamentit zgjidhen me një mandat katër vjeçar. Mandatin e deputetëve e verifikon Kuvendi, ndërsa fillon të rrjedhë nga seanca konstituive e Kuvendit. Kuvendi i sapozgjedhur mblidhet në seancë konstituive jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve. Seanca konstitutive thirret nga Kryetari i Kuvendit nga përbërja e mëparshme.

Neni 63 i Kushtetutës përcakton që, nëse seancë konstitutive nuk është planifikuar brenda afatit të përcaktuar, deputetët do të mblidhen më vete dhe do të përbëjnë Kuvendin në njëzet e një ditë të ditës së fundi i zgjedhjeve.

Kushtetuta përcakton që Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, brenda dhjetë ditëve nga konstituimi i Kuvendit, ia beson mandatin për përbërjen e Qeverisë një kandidati të partisë, pra partitë që kanë shumicën në Kuvend.

Lëvizja BESA e Bilall Kasamit e cila ishte në koalicion me LSDM-në e Zoran Zevit, arriti të marrë katër deputet, PDSH e Menduh Thaçit ka fituar një mandat depueti.