Shkup, 15 korrik – Zgjedhjet e parapara për sot, 15 korrik, në Maqedoninë e Veriut, kanë përfunduar dhe me përjashtime të vogla janë mbyllur gati të gjitha vendvotimet. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar numrin e votuesve në të gjitha zonat zgjedhore deri në orën 21:00.
Për dallim nga zonat tjera zgjedhore ku dalja e votuesve në zgjedhje kalon mbi 50 për qind, në zonën numër gjashtë (me donim shqiptarë) dalja ka qenë 39 për qind.
Sipas KSHZ-së, pjesëmarrje më të lartë ka në njësinë e tretë zgjedhore kur ka arritur dalja e votuesve afër 60 për qind.
Analistët thonë dalja e ulët është pasoj e migrimit të shqiptarëve.
Gjithashtu theksohet se nevojitet pastrimi i listës zgjedhore, për faktin se Maqedonia momentalisht ka 1.8 milion votues.
Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (DIK) Oliver Derkovski në konferencën për shtyp situatën në terren e vlerësoi normale, me disa incidente të vogla sporadike, por pa ndonjë çrregullim të theksuar.
“Në orët e kaluara janë paraqitur artikuj të caktuara në media për incidente për shembull në Likovë dhe Manastir, ku pas kontrollimit dhe intervenimit janë tejkaluar problemet dhe votimi vazhdoi me intensitet të pakësuar. Një votues i cili e ka fotografuar fletëvotimin ishte sanksionuar nga ana e MPB-së. Gjithashtu një votuese nga Manastiri ka tentuar të nxjerrë nga vendvotimi një fletëvotim dhe ajo gjithashtu është sanksionuar. Incidente të këtilla të ngjashme, të cilat në bashkëpunim me MPB-në dhe këshillat zgjedhorë dhe komisionet komunale zgjedhore menjëherë tejkalohen”, tha Derkovski, në përgjgjen e pyetjes së gazetarëve.
Procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut e ka komentuar edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ambasadorja Kejt Meri Bërns ka shkruar në “Twiter” se ekipi i Ambasadës së SHBA-së iu është bashkëngjitur OSBE-së për të mbikëqyrur zgjedhjet.
“Jam e lumtur që qytetarët e këtij vendi po marrin pjesë në një proces zgjedhor. Ekipi i Ambasadës së ShBA-së iu është bashkëngjitur OSBE-së, sektorit civil dhe vëzhguesve ndërkombëtar për të vëzhguar zgjedhjet dhe unë jam këtu përkrah tyre”, tha Bërns.
Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, në konferencë për shtyp pas përfundimit të procesit të votimit, tha se fushata për zgjedhjet kuvendare ka qenë demokratike dhe cilësore.
Ai deklaroi se BDI do të arrijë fitore në këto zgjedhje, duke shtuar se prej nesër do të fillojnë aktivitetet për formimin e Qeverisë të udhëhequr nga një kryeministër shqiptar.
“Pjesëmarrja e lartë është shenjë e fortë për demokracinë tonë. Vlerësoj punën e komisionerëve të cilët garantuan proces të sigurt zgjedhor për qytetarët. Dua të shpreh mirënjohje edhe për aktivistët tanë. Megjithëse presim ende rezultatet, jemi krenar për fushatën tonë. Nga ajo që dimë jemi të bindur se kemi arritur qëllimin tonë për të sjellë BDI-në në pozitë për të realizuar kërkesën tonë. Falënderojmë qytetarët për besimin dhe votën e tyre”.
“E pranojmë këtë përgjegjësi për të përmbushur premtimet tona. Nga nesër do të fillojnë aktivitetet me palën maqedonase për formimin e një qeverie të udhëhequr nga një kryeministër shqiptar. I ftojmë edhe partitë tjera të na bashkëngjiten në këtë kauzë. Presim fitore, por këto zgjedhje do të mbahen mend për fitoren e shqiptarëve”, tha mes tjerash Osmani.
Ndryshe, pritet që KSHZ rezultatet e para t’i publikojë rreth orës 23:00