• Today is: Sunday, November 24, 2024

COVID-19 IA PRISH PLANET E DASMËS JENNIFER LOPEZ-it

EA
April08/ 2020

Për shkak të pandemisë së koronavirusit e cila ka gjunjëzuar botën, janë anuluar të gjitha ngjarjet  dhe planet që njerëzit kishin planifikuar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me këngëtaren dhe aktoren e njohur Jennifer Lopez, e cila ka thënë se ajo kishte në plan që këtë vit  të martohej me të fejuarin e saj Alex Rodriguez, mirëpo për shkak të Covid-19 dita e dasmës së saj do të shtyhet.

Këtë e ka konfirmuar në një intervistë që ka dhënë për emisionin ‘The Ellen show’, ku ka shtuar se nuk kanë mundur që të caktojnë një datë tjetër për martesën e saj, pasi nuk kanë qenë të sigurtë se çfarë do të ndodh në të ardhmen.

‘Në fakt, ndikoi paksa, kështu që ne do të shohim se çfarë do të ndodhë tani. Sinqerisht, unë me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë tani, sa i përket datave apo ndonjë gjëje të tillë”,- u shpreh JLo.

Moderatorja e ka pyetur se kush po kujdeset për fëmijët në këtë kohë që janë në shtëpi dhe mësojnë online. Jennifer ka rrëfyer se vetë ajo kujdeset për fëmijët, ndërsa ka shtuar se mësimet janë shumë të vështira.

Alex ka dy vajza nga një lidhje e kaluar, Natasha 15, dhe Ella 11 vjeç, ndërsa Jennifer është nënë e binjakëve Emme dhe Maximilian, 12 vjeç./ Gazeta FAKTI

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>