• Today is: Monday, November 25, 2024

Vuçiqi përsërit vjershën e tij në Video – samitin e Parisit

fakti
July10/ 2020

Ruajtja e integritetit territorial të Kosovës, njohja reciproke, anëtarësimi në OKB…, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi i cilësoi të pakuptimta. Ai shprehet: Gjithnjë jam i lumtur kur kroatët gëzohen dhe besojnë në fatkeqësinë serbe. Vuçiqi iu qet pluhur syve gazetarëve kur e zë në gojë Asociacionin e komunave serbe.

Nga Agim MUHAXHERI

Vuçiqi nga Parisi: Videosamiti ishte i vështirë. Jemi të gatshëm në bisedime, mirëpo nuk pranojmë ultimatumin, ky është titulli i shkrimit në Večernje novosti online të Beogradit.

Pala shqiptare doli me kërkesat të cilat me kujdes i kemi shënuar. Kërkojnë ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës, Kushtetutës së Kosovës, njohjen reciproke, anëtarësimin në OKB, që vendet tjera të BE-së ta njohin Kosovën, e pastaj të merremi me të pagjeturit dhe çështjen e dëmit.
Nëse ky është thelbi, kjo është e pakuptimtë, iu tha gazetarëve presidenti serb Aleksandër Vuçiqi.
Në pyetjet e gazetarëve, Vuçiq tha se Franca e Gjermania janë korrekte, mirëpo duhet të kihet parasysh se ato kanë pranuar pavarësinë e Kosovës (të cilës i jep prapashtesën “Metohi”).
I pyetur se SHBA i ka përzier gishtërinjtë, Vuçiq thotë se nuk dëshiron të përzihet në marrëdhëniet SHBA – BE.
Kanë thënë se Asociacioni i komunave serbe (“ZSO”) nuk është në përputhje me kushtetutën e tyre, mirëpo e kanë nënshkruar më 2013.
Vuçiqi nuk e përmend faktin se për Asociacionin ishte paraparë klauzola – që ky dokument të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës – e që kështu doli të jetë.
Klauzolën nuk e zë në gojë Vuçiqi.
I pyetur për raportimet e mediave të Zagrebit, Vuçiqi shprehet:
Gjithjnë jam i lumtur kur Kroatët gëzohen dhe besojnë në fatkeqësinë serbe.
Vuçiqi, ish – ministri i Milosheviqit, përsëriti vjershën e tij në video – samitin e Parisit.
Politikën e tij e di Kancelarja gjermane Angela Merkel si dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

P.S. Merkel dhe flamuri i Kosovës. Siklet për Vuçiqin në Paris… !

Fotografia e Agim Muhaxheri
Fotografia e Agim Muhaxheri