“Të gjithë duhet të mbajnë maska. Ata që thonë se nuk besojnë në efikasitetin e maskës, po injorojnë provat shkencore. Nuk është me të besuar kjo punë. Është njësoj si të thuash nuk besoj te forca e rëndesës”, shprehen studiuesit amerikanë.
Mbajtja e maskës e ul ndjeshëm rrezikun e infektimit me Covid-19. Ky është përfundimi në të cilin kanë dalë kërkuesit shkencorë të Universitetit të Kalifornisë.
Sipas tyre, mbulimi i hundës dhe gojës e ul rrezikun e prekjes nga koronavirusi me 65%.
Më parë, shkencëtarët thonin se maska shërbente vetëm për të ndaluar transmetimin e virusit tek të tjerët, por studimet e mëtejshme treguan se ajo mbron edhe njerëzit e shëndetshëm.
“Të gjithë duhet të mbajnë maska. Ata që thonë se nuk besojnë në efikasitetin e maskës, po injorojnë provat shkencore. Nuk është me të besuar kjo punë. Është njësoj si të thuash nuk besoj te forca e rëndesës”, shprehen studiuesit amerikanë.

Rezultati erdhi nga një studim i medias “The Journal”, që zhvilloi në Vietnam krahasimin e parë klinik mes dy produkteve. Ekspertët theksojnë se maskat e copës nuk duhet të përdoren nga profesionistët e shëndetësisë.
Studimi është zhvilluar përpara shfaqjes së koronavirusit dhe u fokusua tek mjekët e ekspozuar ndaj infeksioneve si gripi. Maska speciale si ato të gradës N-95 shfaqën mbrojtje më të mirë, sipas studimit.
Megjithatë edhe disa maska cope provuan të jenë më mirë se disa të tjera. Për këtë ndikonin një sërë faktorësh si numri i shtresave, lloji I copës dhe rezistenca ndaj ujit.
Mesazhi kryesor i studimit ishte se maskat e copës duhet të përdoren si burim i fundit kur ato mjekësore nuk janë të disponueshme.