Goran Rakiq del të jetë “deus ex machina”. Nuk ia prishi shefit të tij Aleksit, shpall gjendjen e jashtëzakonshme për katër komunat matanë lumit Ibër. Veprimi i tij është anti shtet, anti Kosovë. Hoti ta shkarkoj menjëherë. Ndryshe, t’i mbyllësh sytë para këtij banditi, është poshtërimi dhe tallja me shtetin.
Nga Agim Muhaxheri
“Raketa” tokë – ajër e Goran Rakiqit kishte për cak shtetin e Kosovës. Ajo shpërtheu në qeverinë tonë. Pikësynim i tij është poshtërimi dhe tallja me shtetin.
Rakiqi me dizgjinë të gjatë doli të jetë “deus ex machina”. Me pretekst të coronavirusit, ai shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në katër komunat matanë lumit Ibër.
Nuk ia prishi shefit të tij, Aleksit të Serbisë armike.
Dhe pa kokërr turpi shtetit tonë i jep prapashtesën “Metohi”.
Kush është Rakiqi ?
Tipi ka tri poste. Është zv/kryeministër i Republikës së Kosovës, ministër i Administratëd dhe Pushtetit Lokal dhe kryetar i Listës serbe.
Rakiq i doli trenit përpara. Me lejen e Aleksit, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në katër komunat matanë lumit Ibër, më 7 korrik.
Shefi i tij është Aleksi, jo Avdullah Hoti.
Kush është Hoti për të, hej !
Banditi Rakiq kërcen pa done. Nuk ndien se ka Kushtetutë e ligje në shtetin e Kosovës !
Hyri ai në zonën kriminale…
Krimi i tij anti shtet, anti Kosovë nuk ka brirë !
Rakiqi recidevist nuk e ka sefte. I tregoi “dhëmbët” kur u fut në Qeverinë Hoti. Në zyren e tij, pa flamurin e Kosovës – priti ambasadorin amerikan Philip Kosnett-in dhe përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, Natalia Apostoloven.
Mbushi ai kupen !
Çka pret Hoti, përse nuk e shkarkon ?
Le ta shpall Hashimi gjendjen e jashtëzakonshme në Luginën e Preshevës, nëse guxon !
Rakiqi ha në dy korita, në atë të Kosovës dhe të Serbisë.
Të vetët e quajnë “Srpski sokole” (Sokoli serb).
Elita jonë politike, çfarë e kemi e s’e kemi, bën politikë. Nuk ia prishin Aleksit, as “çinovnikut” të tij – Rakiqit, i zhytur në ujrat e shovinizmit.
Në vend se këtij horri t’ia dredhin kryet, baloshat merren me Albin Kurtin !
Prostitucioni politik na kthehet bumerang !
8 korrik, 2020