“GLASS FLEKS” do të jetë fabrika e vetme e llojit të tillë në Ballkan me teknologji dhe makineri moderne, kryesisht nga Finlanda, Spanja, Italia
Tetovë, 8 korrik – Sot në Zonën teknologjike-industriale zhvillimore në Tetovë u bë përurimi i fabrikës së re “GLASS FLEKS” me kapital maqedono-holandez, e cila do të merret me prodhimin e qelqit, ndërtimi i së cilës filloi në vjeshtë të vitit 2018 dhe përfundoi në fund të vitit 2019. Kjo fabrikë do të ketë gjithsej 8.500m2 , me kurse kompania “GLASS FLEKS” llogaritet një ndër investitorët e mëdhenj në këtë rajon, ku pjesa më e madhe e prodhimit (80%) do të jetë e dedikuar për tregun e jashtëm, kurse 20% për atë të brendshëm.
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili ishte i pranishëm në përurim, tha se po bëhen përpjekje që të mos ndërpriten aktivitetet ndërtimore në këto zona industrial edhe në kohën e pandemisë.
Ai paralajmëroi se në këtë zonë do të fillojë edhe një projekt i ri.
“Si Ministri e Ekonomisë kemi pranuar një kërkesë për hapjen e një kapaciteti të ri prodhues nga Gjermania dedikuar industrisë së automobilizmit”, tha Bekteshi.
“GLASS FLEKS” do të jetë fabrika e vetme e llojit të tillë në Ballkan me teknologji dhe makineri modern, kryesisht nga Finlanda, Spanja, Italia.
Investimi gjithsej është 9 milion euro dhe fabrika fillimisht do të ketë 300 të punësuar
Ky investim do të ndikojë jo vetëm në zhvillimin e komunës së Tetovës, por edhe në zhvillimin ekonomik në të gjithë vendin, duke gjeneruar edhe rritjen e punësimit.
Në përurimin e fabrikës mori pjesë edhe kru i BDI-së Ali Ahmeti dhe kandidati për kryeministër, Naser Ziberi./ Gazeta FAKTI